“Vajzë që s’di çfarë flet”, aktivizmi shumëvjeçar i Vlora Reçicës kurrë s’mjaftoi për masën patriarkale

Aktivistet gra për të drejtat e njeriut në Maqedoninë e Veriut përballen me shumë sfida, të rralla janë ata që përkundër “luftës” së vështirë, kërcënimeve, ofendimeve dhe ngjashëm – nuk dorëzohen. Një prej tyre është e intervistuara e Mollëkuqja.mk, Vlora Reçica e cila na tregoi disa nga momentet kyçe kur është përballur me kulturën patriarkale të shoqërisë gjatë aktivizmit të saj shumëvjeçar.

Ekspozimi dhe paraqitja e ideve përmes medieve luan rol kyç në drejtim të shpërndarjes së ideve masës – por, rrallë herë shikuesit merren me atë që Vlora përfaqëson në media ndërsa gjithmonë pas daljeve publike, “inboksi” i saj është i mbushur me komente seksiste.

“Gjithmonë që jam ekspozuar publikisht në media, inboksi im ka qenë i mbushur me ngacmime, nga burra që kanë marr për të drejtë të më shkruajnë vetëm pse më kanë parë “në televizor.” tha Vlora.

Këto komente arrijnë kulmin kur përkthehen në veprime reale. Gjatë këtij rrugëtimi, ajo është përballur me keqpërdorim të fotografive personale dhe shfrytëzimin e imazhit  saj për të krijuar lajme të rreme.

Avokimi për të drejtat e njeriut, me theks të veçantë të drejtat e grave dhe feminizmi, puna e saj e përditshme për qeverisje të mirë, transparencë institucionale dhe ngjashëm asnjëherë nuk kanë qenë të mjaftueshme për “masën” – në fund të ditës, në sytë e tyre ajo është parë si “vajzë e re që nuk e dinë çfarë flet”.

Ajo që ka qenë më e rëndë në jetën time profesionale, është burrat të cilët pa marrë parasysh ekspertizës dhe njohurive të mija, gjithmonë më kanë shikuar si “vajzë e re” që nuk dinë çka flet.

Vlora Reçica

Vlora megjithatë as nuk e ka ndërmernd të dorëzohet. Për Mollëkuqja thotë se përkundër të gjitha sfidave, kauza për të cilën lufton është më e rëndësishme se sa kritikuesit, të cilët në të shumtën e rasteve, qëndrojnë të fshehur pas telefonëve celular.

Ajo që më ka çuar përpara është kokëfortësia, dëshira për të ushtruar profesionin e zgjedhur, që e kam edhe pasion, por edhe komuniteti që kam ndërtuar rreth vetes”, tregon Vlora.

Aktualisht, Vlora Reçica është e angazhuar në Institutit për Demokraci në Shkup si dhe është pjesë e Rrjetit “Stella”, i cili avokon për të drejtat e grave në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, Mollëkuqja muajin e kaluar publikoi storjet e tre grave politikane dhe momentet e diskriminimit me të cilat ballafaqohen ato. Këtu mund të lexoni storjen e ArtësBesës dhe Vjollcës.

Të tjera