“RBN Drejtësi për dhunën në bazа gjinore” është aplikacioni mobil i pritet të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Maqedonisë së Veriut në trajtimin e rasteve të grave që janë viktima të dhunës dhe dhunës në familje.
Ky aplikacion do të jetë pjesë e materialeve mësimore për kadetët e policisë, por edhe të procesit të vazhdueshëm mësimor të nëpunësve policorë gjatë detyrave në punë.
I njëjti do të jetë pjesë e materialeve për mësim të kadetëve për policë, por edhe të procesit të vazhdueshëm për mësim të nëpunësve policorë në vendet e tyre të punës.
Ministri i Brendshëm i RMV-së Pançe Toshkovski gjatë promovimit të aplikacionit në Qendrën për Trajnim të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Idrizovë theksoi se veglat e këtilla për mësim siç është aplikacioni mobil për dhunë në baza gjinore dhe dhunë familjare, duhet ta mundësojë procesin si më të lehtë për mësim, për përcjelljen e proceduarave gjatë veprimit në bazë të denoncimeve për këtë lloj të veprave penale.
“Pritet një reagim i shpejtë dhe efikas nga nëpunësi policor, por edhe një përgjigje që do të kënaqë plotësisht drejtësinë procedurale për viktimat. Nëpunësit policorë shpesh përballen me sfidën e reagimit ndaj denoncimeve për dhunën me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunës në familje, dhe nevoja për të respektuar procedurat në denoncim është e një rëndësie të jashtëzakonshme për viktimën, por edhe për policinë si shërbim e cila qëllimin primar e ka mbrojtjen përmes veprimeve të duhura”, theksoi Toshkovski.
Përmbajtja e aplikacionit u zhvillua nga një grup pune me anëtarë nga Qendra për Trajnim, Byroja e Sigurisë Publike dhe Departamenti i Informatikës dhe Telekomunikacionit, kurse Misioni i OSBE-së në Vjenë ofroi mbështetje të fortë në zhvillimin e aplikacionit, duke mentoruar të gjithë procesin dhe angazhimin.
Megjithatë, kur jemi te dhuna në familje në RMV shumë çështje mbeten të hapura si ajo e mbrojtjes së viktimave të dhunës.
Për shembull, shpesh autorët e dhunës në familje mbeten në liri ndërsa ka raste kur kalojnë vite nga momenti i denoncimit të rastit në Ministrinë e Punëve të Brendshme deri në shqiptimin e dënimit për dhunë në familje. Gjatë këtyre viteve autori i dhunës në familje mund të arratiset, ta përsërisë veprën, ndërsa ndonjëherë ndodh edhe që viktima të heqë dorë nga ndjekja penale.
Numri më i madh i dënimeve që autorëve të dhunës në familje u shqiptohen në Gjykatën Themelore Penale në Shkup janë dënime me kusht, që praktikisht do të thotë se personat që kryejnë dhunë në familje mbeten të lirë, me kusht që brenda një afati të caktuar të mos kryejnë vepër të re.
Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut çdo vit regjistrohen qindra dhe mijëra raste të dhunës në familje apo asaj me bazë gjinore.
- Lexo: “Ai vetëm më shtyu, skuqjen e kam nga alergjia, lëndimet nga nervozizmi”, turpi nga dhuna më i fuqishëm se dhimbja
- Lexo: Shkup, nga rrahja deri tek aktgjykimi kanë kaluar gjashtë vite, dhunuesi ka kohë që është në arrati
- Lexo: “Mos baba, mos!“: Fëmijët që janë dëshmitarë ose viktima të dhunës në familje e vuajnë dhimbjen gjithë jetën
- Lexo: “Sheshi Skënderbeu u mbulua me gjak si në film horror”: Tre denoncime të dhunës në familje në ditë në RMV