Arbnora Memeti në “Llafe Grash”: Si grua je më e pasigurtë në terren

Fotoreporterja Arbnora Memeti e ftuar në emisionin “Llafe Grash” ka vënë në pah pasigurinë e punonjësve mediatik në terren, duke vënë në fokus edhe fotoreporteret që shpesh punojnë në terrene të ndryshme.

“Më ka ndodhur vjet që të shkoj të mbuloj një karneval dhe në momentin e parë që unë kam arritur atje, e kam marrë vërejtjen prej banorëve: “mirë që ke ardhur, por kujdes mos dil sepse këtu ka shanca të të ngacmojnë” dhe në atë moment edhe nëse s’do të krijohet ajo ndjesia e pasigurtë. Ndjehesh e pasigurtë të dalësh edhe të fotografosh, për shkak se unë atje kam shkuar pikërisht për atë, dhe nëse ti më bind se jam e pasigurtë unë do ngurroj. Megjithatë, unë e binda veten se duhet të dal dhe të fotografoj”, thekson Memeti.

Ajo ka folur edhe për faktin që shpesh të qenurit grua e vendos në pozita pasigurie, në krahasim me kolegët e saj burra.

“Mendoj që kjo ndodh vetëm prej faktit se je grua. Shumë më ndryshe mund të kalojë një kolegë që është burrë në atë ambient se sa unë. Unë duhet t’i marr parasysh edhe shumë momente tjera që mund të më ndodhin. Unë nuk mund të ja lejoj vetes të lëviz vetëm në atë fshat dhe shumë gjëra tjera që pavarësisht a ndodhin ose jo, duhet t’i kesh parasysh”, thekson Memeti.

Memeti ka ndarë edhe eksperiencën e saj me komentet negative në rrjete sociale, duke theksuar se pa marrë parasysh për çka ajo flet publikisht, dikush ka diçka ofenduese për të thënë.

Të tjera