Venerat jo përherë janë fajtore. Shpesh herë janë viktima të mentalitetit, nganjëherë edhe u pëlqen ai rol, pra të përdoren. Nuk e njoh andaj po e spjegoj si fenomen.
‘Tokenizëm’ është kur dikush, kryesisht partitë, marrin një person nga një grup i diskriminuar (p.sh. një grua, një person me ngjyrë, me orientim tjetër seksual) dhe fotografohen me të për t’u dukur të hapur ose gjithëpërfshirës; ndërkohë që ai person nuk ka asnjë pushtet real apo vendimmarrës.
VLEN-i për këtë e ka Venerën.
Ajo shfaqet në çdo fotografi të VLEN-it ku zakonisht janë krejt burra, sepse s’kanë gra në ekzekutiv. Përherë diqysh gjen hapësirë të fotografohet në mesin e tyre. Dje u shfaq në foto me krejt ministrat e VLEN-it dhe bashkëkryetarët (100% prej të cilëve burra).

Këtë taktikë të manipulimit nuk është se e kemi zbulu ne. Andaj thashë, çdo grup shoqëror maskilist, shovinist ose racist, e ka nga një Venera.
Politikat e Donald Trump në ShBA njihen si raciste kundrejt personave me ngjyrë. Kur konfrontohej për këtë, ai emëronte tek-tuk ndonjë person me ngjyrë për t’na “bindur” se ai ka miq e bashkëpunëtorë me ngjyrë andaj nuk është racist.
Në 2019, Arabia Saudite e emëroi Reema bint Bandar si ambasadoren e parë grua në ShBA. Asokohe, Mohammed bin Salman tentonte me çdo kusht të krijojë përshtypjen se po i respektojnë gratë në politikë. Në të njëjtën kohë, Hathloul, aktivistja që kishte luftuar që gratë të lejohen të vozisin, po kalonte ditëlindjen e saj të 30-të në burgun saudit.
Gratë e VLEN-it i gjen vetëm në Kuvend, e as atje nga vullneti i partisë, por se i ka detyruar ligji përmes kuotave. Në ekzekutiv janë 0%, në pushtetin lokal 0%. Në këto kushte, çdo ‘Venerë’ që shfaqet nëpër fotografi mbetet vetëm alibi, jo përfaqësim. Kështu në BE nuk shkohet.
Pak ditë ka që doli raporti i fundit i Parlamentit Evropian për Maqedoninë. Aty thuhet qartë se nuk mjafton prezenca formale e grave, i kërkon vendit urgjentisht fuqizim politik të vërtetë të grave në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar, në procesin zgjedhor si dhe në vendimmarje.





