Në muajin korrik 2024 sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 20 raste të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Gjatë muajit korrik janë raportuar 5 raste me HIV dhe 2 raste me SIDA, gjashtë raste janë te burrat dhe një te gratë.
Për sa i përket moshës, nga dy persona i përkasin grup-moshës 20-29, 30-39 dhe 40-49 vjeç, një person i përket grup-moshës 50-59 vjeç.
Në grupin e infeksioneve seksualisht dhe të transmetueshme me gjak (pa HIV/AIDS) janë regjistruar 13 të sëmurë, 6 raste me sifilis, 4 raste me Hepatit B viral, 2 raste të gonorresë dhe 1 rast infeksioni me klamidia.
Numri kumulativ i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Maqedoninë e Veriut, për periudhën 1987-2024, është 674, përkatësisht: 128 persona kanë vdekur, 546 persona kanë jetuar me HIV/AIDS.
Rikujtojmë që në muajin maj për herë të parë u regjistrua epidemi e HIV-it në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar epidemi e HIV-it te një grup i caktuar i popullatës, këtë e thonë rezultatet e hulumtimit të Institutit për Shëndet Publik te djemtë që kryejnë marrëdhënie seksuale me djemtë në Shkup, ku prevalenca e vlerësuar është 5,4 përqind.
Në vitin 2023 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 50 raste të reja me HIV/AIDS që përbën rritjej 0,8 për qind nga viti parprak, kur ishin regjistruar 42 raste ndërsa nga viti 2013, ka rritje të rasteve për 22 për qind.
“Krahasuar me mesataren e periudhës paraprake dhjetëvjeçare (2013-2022) është regjistruar një rritje prej 22 përqind”, thekson raporti.
Nga 50 rastet e regjistruara në vitin 2023, 46 ishin djem ndërsa 4 vajza, mosha mesatare e të cilëve është 35 vjet, ndërsa 74 përqind e rasteve janë nga mosha 20 deri në 39 vjet.
“Nga rastet e regjistruara në vitin 2023 numri më i madh i rasteve kanë qenë në Shkup, 4 raste janë regjistruar në Strumicë. Rastet e tjera janë regjistruar si raste sporadike në 18 qytete tjera”, tregon raporti.
- Lexo: Për herë të parë regjistrohet epidemi e HIV-it në Maqedoninë e Veriut, tek një grup i caktuar i popullatës
- Lexo: Alarm: Dhjetëra raste me sëmundje seksualisht të tranmestueshme çdo vit në MV, këto janë më të shpeshtat
- Lexo: Në RMV së fundmi ka pasur epidemi të disa sëmundjeve seksuale, qytetarët të painformuar për shëndetin reproduktiv