Maqedonia e Veriut, gjatë shatorit tre persona u diagnostikuan me HIV, dy me SIDA

Gjatë muajit shtator 2024 në Maqedoninë e Veriut u konfirmuan tre taste me HIV dhe dy me SIDA.

Të gjitha rastet u raportuan de burrat e moshës nga 20 deri në 49.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik në grupin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme me gjak (pa HIV/AIDS) u regjistruan 13 raste.

11 të hepatitit B viral, 1 rast sifilizi dhe 1 klamidia.

Sipas të dhënave ekzistuese të rasteve të raportuara, numri i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Maqedoninë e Veriut nga viti 1987 deri më 2024 është 680.

Prej tyre kanë vdekur 131, ndërsa 545 kanë jetuar me HIV/AIDS.

Rikujtojmë që në muajin maj për herë të parë u regjistrua epidemi e HIV-it në Maqedoninë e Veriut.

Të tjera