Foto: Vigan Behluli (e përdorur me leje)
Foto: Vigan Behluli (e përdorur me leje)

INTERVISTË | Vigan Behluli, psikolog: Jetesa duke aktruar është rraskapitëse për personat LGBTQI+

Personat LGBTQI+ përballen me pasoja të drejtpërdrejta në shëndetin mendor si pasojë e stigmatizimit, refuzimit familjar, diskriminimit dhe presionit për ta fshehur identitetin e tyre.

Ankthi, depresioni, ulja e vetëbesimit dhe izolimi social janë ndër problemet që shfaqen më shpesh në praktikën psikologjike, ndërsa përvoja e vazhdueshme e përjashtimit mund të lërë pasoja afatgjata.

Për të kuptuar më thellë se si këto përvoja ndikojnë te individët LGBTQI+, por edhe rolin që luan familja, shoqëria dhe institucionet, Mollëkuqja bisedoi me psikologun Vigan Behluli, specialist të licencuar në psikologjinë klinike dhe me përvojë në psikoterapi, i cili punon me pjesëtarë të komunitetit LGBTQI+ në CEL Kosova.

Behluli foli për pasojat e stigmatizimit, presionin për të fshehur identitetin, traumën që mund të shkaktojë refuzimi dhe nevojën për më shumë mbështetje familjare, profesionale dhe institucionale.

Si ndikon trajtimi shoqëror ndaj personave LGBTQI+ në shëndetin e tyre mendor dhe cilat janë pasojat psikologjike më të shpeshta që vëreni në praktikën tuaj?

Trajtimi shoqëror ka një doze e shtyn një doze të paragjykimit apo internalizimit, i cili veçanërisht personat e cilët janë të margjinalizuar për shkak të një specifike apo tjetrën, që në këtë rast janë pjesëtarë të komunitetit.

Paragjykimet dhe margjinalizimi i cili zbatohet dhe frymohet në kontekst shoqëror ka filluar të bëhet si një farë narrativi brenda së cilës pjesëtaret e komunitetit në këtë rast e kultivojnë.

Tash shumë prej tyre thonë edhe tentojnë që atë ta sfidojnë për arsye se është mënyrë brenda së cilës njerëzit tentojnë të jetojnë në mënyrë autentike dhe të denjë, ta sigurojnë mirëqenien psikologjike të tyre, por ka edhe të tillë të cilët kanë vështirësi ta pranojnë veten siç është edhe praktikisht ai farë trajtimi shoqëror apo ndikimi shoqëror mbetët si shumë dominant për gjatë jetës së tyre.

Në aspektin psikologjik, ato veç se janë në rritje në mbarë globin, ajo është që çkado që hyn nën ombrellën e ankthit dhe çrregullimeve të humorit me fokus në depresion, ajo vjen si pasojë e frikës apo pasojë e përjashtmit në të cilin janë personat e komunitetit, shpesh të cilat manifestohen edhe me elemente abuzive dhe t dhunës me të cilën përballen.

Ky margjinalizim shoqëror ndikon edhe në vetëbesim dhe vetëvlerësim. Këto fobi, veçanërisht homofobia është gjerësisht e manifestuar në narrativën shoqërore, kështu që ajo detyrimisht e ndikon vetëbesimin dhe vetëvlerësimin nga personat që vijnë nga radhët e komunitetit.

Çfarë lloj dëmesh emocionale dhe psikologjike shkakton stigmatizimi i vazhdueshëm, refuzimi familjar apo diskriminimi institucional te këta persona?

Ajo çka ndodh në familje është sensi i braktisjes, dikush që rrefuzohet, dikush që nuk pranohet, dikush që duhet të tjetërsohet ose e ka njëfarë epiteti të “deles së zezë” në të cilën është ndryshe prej “normales” edhe si e tillë domethënë pason rreziku i refuzimit, i dëmimit. Kur është një tematikë me të cilën personat e komunitetit janë duke u ballafaquar në baza të vazhdueshme, atëherë kjo e ka potencialin e mjaftueshëm të shndërrohet në traume, dhe pastaj trauma manifestohet me gjitha ato tiparet e veta ku mundet të rezultojë në një farë sensi të izolimit të mëtutjeshme, të rënies së konsiderueshme të vetëbesimit dhe vetëvlerësimit, rrjedhimisht edhe në manifestim të çregullimit të ankthit dhe çrregullimeve të humorit.

Në aspektin institucional, kemi diskriminimin i cili në vendet Balkanit edhe në Kosovë, e ka një farë trajtimi ligjor, dhe kemi një farë infrastrukture ligjore, por megjithatë ajo në mënyrë gjysmë të heshtur, prej praktikës të ofrimit të shërbimeve psikologjike të pjesëtarëve të komunitetit, mund të vërehet se ka dozë të pabarazisë, dikush që i takon komunitetit, zyrtarët e shohin të arsyeshme nëse mund të themi, që personave të tillë mos t’ju ofrojnë shërbimin e garantuar, për shkak se janë “ndryshe”.

Pse, nga këndvështrimi psikologjik, social dhe kulturor, shoqëritë në vendet shqipfolëse dhe në Ballkan vazhdojnë të jenë kaq të mbyllura ndaj diversitetit seksual dhe gjinor?

Këto gjëra kanë qenë përgjatë historisë prezente dhe në njëfarë mënyre janë pika tangjentuese të cilat i kanë shoqëruar shoqëritë të cilat ende nuk kanë arritur ta përtypin dhe ta konsiderojnë diversitetin si pasuri. Ne, Kosova, vendet shqipfolëse, Shqipëria, një pjesë e Maqedonisë së Veriut veçanërisht ku banojnë shqiptarët, ndoshta mund të them se ka elemente të vogla të përmirësimit, ajo është njëfarë perëndimizimi i mendësisë së të rinjve, ndoshta jo në masë, megjithatë në grupe sociale të veçanta e ka një tentative për ta pranuar llojllojshmërinë, për këtë arsye më duket se nuk jemi shumë ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit.

Megjithatë, ende është si stigmë shumë prezente. Jemi shoqëri kolektive dhe është ai nderi që secili e përfaqëson gjithë fisnin e vet, gjithë mbiemrin e vet, kur dikush ja zbardh fytyrën gjithë fisit apo kur dikush është marre për vete është marre edhe për gjithë fisin. Kështu që është ai karakterizimi apo sensi i kolektivizimit ë epitetet nuk ngelin në nivelin personal por ngelin në nivelin kolektiv të të gjithve që e ndajnë një tipar të përbashkët.

Sensi që jemi shoqëri tradicionale, konservatore, e ka atë ndikimin e vetë, kështu që janë tradita që janë pak më fikse, nuk janë shumë fleksibile, i bëjnë ballë kohës në kuptimin kushtimisht me thënë negativ, që do të thotë se mbesin disa gjëra goxha të trasuara apo të thelluara në identitetin tonë tradicional, pa marrë parasysh që nuk duhej të luftohej aspekti tradicional se ka shumë praktika të mira, por megjithatë në aspektin e pranimit të llojllojshmërisë më duket se tadita dhe konservatorizmi munden të kenë ndikim negativ.

Edhe ndikimi fetar e ka, e konteston moralin, predikohet që është diçka e papranueshme e cila duhet të korrigjohet te të gjithë personat që janë pjesë e komunitetit, apo që janë ndryshe prej mainstreamit.

Si e përjetojnë individët LGBTQI+ presionin për t’u fshehur apo për të jetuar një identitet që nuk është i tyre, dhe çfarë pasoja afatgjata ka kjo për mirëqenien e tyre mendore?

Kjo e ka të dukshme atë sensin e raskapitjes pasi gjithë kohën je në njëfarë sensi të aktrimit, i ka vështirësitë në krijimin e lidhjeve të ngushta emocionale me persona me të cilët mund të kesh një lloj interesi, kjo për shkak se në njëfarë mënyre duhet të jesh i kujdesshëm me kë po hapesh edhe kush si po të konsideron dhe trajton.

Është edhe sensi i stigmatizimit që je marre e familjes, ke një farë sensi të turpit të cilin duhet ta bartësh pasi ke kurajo dhe pse po e ke tendencën për ta eksploruar veten dhe për ta gjetur veten në aspekt të identitetit social. Kjo mundet të rezultojë edhe në izolim, pasi pjesëtarët e komunitetit e kanë të vështirë për të gjetur persona tjerë për tu pranuar. Në qendrat urbane mundet të jetë një frymë e tolerancës pak më e madhe por në masë më të madhe sereotipi dhe izolimi është më i madh.

Çfarë roli mund të luajë mbështetja psikologjike profesionale në shërimin nga këto trauma shoqërore dhe çfarë duhet të ndryshojë në shoqëri që këta persona më të ndihen të sigurt dhe të pranuar, si mundet të hapen më shumë shoqëritë?

Është proces evolutiv, është proces historik, diçka për të cilën duhet të punohet edhe në aspekt të legjislacionit por edhe në aspektin e kodit social, se si ne do të bashkëjetojmë dhe duhet t’i pranojmë individualitetin e tjetrit pa e cenuar mirëqenien e të tjerëve.

Kemi nevojë të flasim më shumë, ta normalizojmë si pjesë e diskursit tonë publik, duhet në nivelin familjar të kuptohet se ai person përkundër identitetit seksual është ai person që e duan dhe e respektojnë dhe kjo nuk i bën ndryshe, të tjetërsuar dhe të pamoralshëm, mbështetja familjare duhet të jetë aty që t’i ndihmojë pjesëtarët e komunitetit ta gjejnë zërin e tyre të brendshëm.

Në legjislacion ka nisma dhe nisma deri diku çështje të rregulluara që kanë të bëjnë me luftimin e dikskriminimit. Por kanë nevojë të zhvillohen tutje, të sofistikohen por edhe mekanizmat zbatues të jenë më të përditësuar dhe të saktë që të drejtat dhe liritë individuale të jenë të garantuara edhe prej institucioneve shtetërore.

Përndryshe, në raportin e fundit të BE-së për Maqedoninë e Veriut thuhet se mbrojtja ligjore e personave LGBTIQ+ duhet të përmirësohet dhe se ata ende përballen me diskriminim. Vendi nuk ka strategji kombëtare për barazinë e tyre, nuk i njeh ligjërisht partneritetet e të njëjtit seks dhe nuk ka procedurë të shpejtë për njohjen ligjore të gjinisë. Raporti vë në dukje edhe se ndryshimet në rregulloren për raportimin e dhunës në shkolla e hoqën orientimin seksual si motiv të mundshëm, ndërsa gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, vazhdon. Parada e krenarisë në Shkup në qershor u mbajt pa incidente.

Të tjera