black-&-white-aesthetic-modern-fashion-photo-collage-instagram-post-(1440--550-px)-(1).png

Vjollcë Berisha në "Llafe Grash": Nuk kam pasur pengesa që të mos jem në një pozicion vetëm sepse jam grua

N'THELB

January 11th, 2024

Vjollcë Berisha, Zëvendës Ministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e ftuar në emisionin "Llafe grash" theksoi se nuk ka pasur pengesa që të mos jetë në një pozicion vetëm sepse është grua.

"Unë kam qenë edhe Sekretare Gjenerale e partisë, që është pozicioni i dytë në parti, vazhdoj të jem kryetare e Asamblesë së Gruas, prapë brenda partisë politike. Nuk kam pasur pengesa që të mos jem në një pozicion vetëm sepse jam grua", thekson Berisha.

Sipas saj, ndoshta individualisht nuk janë të gjitha partitë aq të hapura (për t'i mirëpritur gratë nëpër parti), por deklarativisht, duke thënë që po edhe ato (gratë) duhet të jenë pjesë të partive, për partinë ku është vetë Berisha, Aleanca e Shqiptarëve, ajo mendon se e ka tejkaluar tashmë këtë.

Sipas saj këtë e dëshmon fakti që Berishës ju dha pozita e njeriut të dytë në parti, fakti që sot partia ka dy nga katër nënkryetare gra, dhe sipas saj ato nuk janë zgjedhur sa për t'i vënë dy gra, por mendojnë që nuk ka një burrë tjetër që mund t'i zëvendësojë në këtë moment.

"Shumë natyrshëm, pa e parë gjininë, dolën në fund dy me dy", thekson ajo.

Sa i përket të qenurit pjesë e jetës publike, Berisha pranon që gjithmonë do të jetë palë që të përkrahin dhe palë që nuk janë në anën tënde.

"Mendoj që duhet të jemi shumë koshient që je një dritë që dukesh dhe të tjerët të shohin. Domethënë, ti nuk fshihesh dot dhe ata që të shohin edhe të pështyjnë edhe të puthin. Ne duhet të pajtohemi me të dyja për sa kohë kemi marrë në supe të bëjmë diçka për shoqërinë, dhe unë mendoj se për këtë nuk e kam vrarë kurrë mendjen. Mendjen e vras gjithnjë që lufta brenda subjektit politik të jetë e drejtë, dhe aty nuk kam vërejtje", thekson ajo.

LEXO EDHE KËTË: Vjollcë Berisha në "Llafe Grash": Burrat pozitën e grave në shoqëri e barazojnë vetëm me riprodhimin

Rita Behadini

Rita Behadini

Rita Behadini është moderatore, gazetare dhe aktiviste e të drejtave të grave. Ajo ka kryer studimet për "Biznes dhe Ekonomi" në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Gjatë studimeve Rita themeloi klubin studentor feminist, nga ku dhe lindi pasioni i saj për të avokuar për të drejtat e grave. Gjatë po asaj kohe ajo u punësua si gazetare në Portalb, për të vazhduar më pas për katër vite karrierën e saj në televizionin Alsat të Maqedonisë. Puna e saj si gazetare është e orientuar në të drejtat e grave dhe barazinë gjinore. Aktivizmin e saj Rita e vazhdoi duke themeluar Qendrën për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja", ku aktualisht ushtron detyrën e presidentes.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia