October 2nd, 2021
Sheshi i Tetovës u mbush me mesazhet më të shpeshta ngacmuese të cilat vajzat e reja i marrin për çdo ditë. Këto mesazhe u ekspozuan në qendër të Tetovës në ekspozitën “Prej n’inbox, n’shesh” e cila u realizua në kuadër të fushatës “Seen” nga Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”. Ekspozita u shfaq edhe në mbrëmje, në hapësirat e Qendrës për Bashkëpunim Ballkanik “Loja”.
Zhvillimi i teknologjisë ka rritur ndjeshëm edhe ngacmimet seksuale të cilat ndodhin në internet, si pasojë e kësaj, shumë vajza për çdo ditë përballen me mesazhe dhe përmbajtje të padëshiruara në profilet e tyre. Për këtë, “Mollëkuqja” nëpërmjet ekspozitës, shfaqi në qendër disa nga mesazhet më të shpeshta ngacmuese, të cilat vajzat i marrin vazhdimisht. Qëllimi i kësaj ekspozite ishte që qytetarët të njoftohen më afër me këtë fenomen, të ngritet vetëdija e tyre dhe këto raste mos të kalojnë në heshtje por të raportohen.
Ekspozita “Prej n’inbox, n’shesh” ka për qëllim të nxjerr në pah, të gjithë t’i shohin mesazhet të cilat vajzat i marrin vazhdimisht në rrjetet sociale. Mesazhet që përmbajnë ngacmime, ofendime, gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime të ndryshme. . Ne kemi kërkuar nga vajzat që të na dërgojnë mesazhet që ata marrin në rrjetet sociale, në mënyrë që ne të përzgjedhim ato që më së shpeshti vajzat I marrn, ku i ekspozuam në sheshin qytetit të Tetovës.
Rita Behadini, Presidente e "Mollëkuqja"
Një ndër veprimet për parandalimin e këtij fenomeni është raportimi i këtyre mesazheve, andaj nga Mollëkuqja bëjnë thirrje që të njëjtat mos të injorohen.
Ajo që ne duam të arrijmë është që vajzat t’i raportojnë këto mesazhe, pavarësisht se ku, por shumica prej tyre nuk u besojnë policisë dhe institucioneve në vend. Është shumë e rëndësishme që këto mesazhe mos të ngelin të paraportuara qoftë edhe nëpër rrjetet sociale ose t’u drejtohen OJQ-ve që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave.
Rita Behadini, Presidente e "Mollëkuqja"
“Mollëkuqja” realizoi një hulumtim me 208 vajza nga Tetova dhe Gostivari, ku si rezultat 65.8% e vajzave të anketuara thanë se kanë marrë mesazhe nga djem ose burra që përmbajnë forma të ndryshme të ngacmimit seksual, gjuhë të urrejtjes, kërcënime dhe ofendime. 32.2% e tyre pranojnë se nuk kanë marrë përmbajtje të tilla në rrjetet sociale. 1.9% preferuan mos ta thonë. Për të parë rezultatet e plota të anketës, klikoni KËTU.
Ndryshe, Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”, në kuadër të fushatës “SEEN” do të vazhdojë të organizojë aktivitete për ngritjen e vetëdijes dhe informimin e vajzave dhe grave. Kjo fushatë ka për qëllim fuqizimin e grave për t’i raportuar mesazhet që të njëjtat pranojnë online, e që janë ngacmuese, ofenduese, kërcënuese apo përmbajnë gjuhë të urrejtjes.
Fisnik Xhelili është zëvendëskryeredaktor në "Portalb.mk". Ai ka diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar, ndërsa aktualisht vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".
TË NDRYSHME
Intervistë: Mollëkuqja u bë urë lidhëse mes kureshtarëve për kancerin e gjiri...
28/10/2024
Mollëkuqja: Vajzat t'i raportojnë mesazhet ngacmuese që pranojnë në rrjete so...
Fisnik Xhelili
26/10/2021
Fushata „Seen” përmbyllet me një mural, Luma: Shërben si alarm afatgjatë për ...
Ardit Ramadani
07/12/2021
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia