December 12th, 2022
Një nga pesë studentë të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në një anketë kanë deklaruar se kanë qenë në situatë ku profesorët u janë drejtuar me nofka ngacmuese si Vajzë, Alltan, Kukull dhe Macë ndërsa një e katërta prej tyre kanë dëgjuar nga profesorët shaka me përmbajtje seksualisht ngacmuese si dhe stereotipe gjinore. Pjesa më e madhe prej tyre nuk e kanë idenë se ku duhet t’i denoncojnë ngacmimet.
Përkundër kësaj, vetëm 4,6 për qind e studenteve kanë denoncuar apo njohin dikë që ka denoncuar ngacmimet seksuale ndërsa në pjesën më të madhe të rasteve, viktimat janë studente vajza.
Secili i pesti studentë nuk ka denoncuar ngacmimet seksuale që i janë bë sepse nuk kanë informacion se ku duhet t’i denoncojnë si dhe më shumë se gjysma e të anketuarve janë përgjigjur se Universiteti Shën Kirili dhe Metodi fare nuk i mbron studentet nga ngacmimet seksuale që konsideroj se është shifër shumë e lartë
Aleksandra Kalabova, hulumtuese
Ka pasur edhe profesorë të cilët kanë kërkuar favore seksuale nga studentet në mënyrë që të kalojnë provimin.
Përqindja e ofrimeve të favoreve seksuale në këmbim të suksesit apo privilegjeve të ndryshme është e vogël por nuk duhet fare të ekzistojë. Rreth 5-6 për qind është numri i studenteve që kanë pasur përvojë të tillë.
Goran Lefkov, hulumtues
Sipas hulumtimit të realizuar me 300 studentë të Universitetit "Kirili dhe Metodi", rekomandohet që urgjentisht të rritet numri i sanksioneve për kryerësit e veprave të tilla, të bëhen kampanja për ngritje të vetëdijes në lidhje me atë se çka do të thotë ngacmim seksual si dhe të krijohen mekanizma të thjeshta për denoncimin e ngacmimeve.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që studentët ankohen për ngacmime seksuale nga ana e profesorëve.
Ardit Ramadani është magjistër i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Ai është autor dhe redaktor i disa hulumtimeve. Më herët, ka punuar si verifikues i fakteve në Vërtetmatës.mk dhe Crithink.mk, si gazetar në ‘Portalb.mk’ dhe në Televizionin Kombëtar ‘Alsat M’. Aktualisht, Arditi është kryeredaktor përgjegjës në portalin ‘Mollekuqja.mk’ dhe udhëheqës i hulumtimit në Forumin për Ndryshime në Arsim. Arditi është bashkë-themelues në të dy këto organizata.
TË NDRYSHME
Në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup u protestua për mbrojtje të grave dhe vajzave,...
Rita Behadini
31/08/2022
Pothuajse asgjë nuk bëhet për t’u ulur numri i lindjeve në moshë të mitur dhe...
Angela Boshkoska
29/04/2024
Krimet seksuale në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut: Kujt i mbetet faji pë...
Era Gjakova
11/10/2024
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia