„Mollëkuqja” në bashkëpunim me komunën e Tetovës, Gostivarit dhe të Tearcës në kuadër të 8 marsit ka filluar realizimin e një kampanje vetëdijësuese. QMB „Mollëkuqja” beson se vendi ynë nuk mund të festojë ditën e grave punëtore kur gratë në RMV nuk kanë një vend pune ndërkaq të njëjtat janë të papërfaqësuara në çdo sferë.
Bilbordet me mbishkrimin “Sa herë në vit do të doje të ishte 8 mars?” do të qëndrojnë në ata lokacione për disa javë, një ndër qëllimet kryesore të kësaj kampanje është dhënia e mesazhit se gratë nuk meritojnë të trajtohen si të barabarta vetëm 1 ditë të vitit, por çdo ditë
„Mollëkuqja” çdo ditë e trajton si “Dita e Gruas” dhe lufton për ngritjen e vetëdijes për problemet me të cilat gratë përballen. Lufta do të vazhdojë deri në momentin kur nuk do ketë nevojë për një ditë të posaçme për të luftuar.
QMB “Mollëkuqja”
Sipas Entit Statistikor të RMV-së, më shumë se gjysmë milion gra në vendin tonë janë të papunësuara dhe joaktive. Për këtë, QMB „Mollëkuqja” beson se është hipokrizi të shënohet dita e grave punëtore kur gratë në vendin tonë nuk kanë një vend pune si dhe janë thuajse të padukshme në vendimmarje.
Nuk mundemi që më 8 mars të kërkojmë të drejtat e grave në punë, përderisa gratë në vendin tonë nuk kanë një vend pune. Më shumë se gjysmë milion gra në Maqedoninë e Veriut janë të papunësuara dhe joaktive, gratë në vendin tonë ngelen të jo të përfaqësuara në vendimmarrje si dhe në çdo fushë tjetër
QMB “Mollëkuqja”
Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Gruas është festë globale që festohet çdo vit më 8 mars për të përkujtuar arritjet kulturore, politike dhe socio-ekonomike të grave. Kjo ditë gjithashtu është një pikë referimi e lëvizjes për të drejtat e grave, duke vendosur theksin në çështje të tilla si barazia gjinore, dhuna dhe abuzimi ndaj grave.