Punëtorët seksual në RMV kërkuan të drejtat e tyre në shesh, „Mollëkuqja” mbështet kërkesat e tyre

Dekriminalizim të menjëhershëm dhe njohjen e të drejtave të punëtorëve të seksit, kërkuan sot përmes një marshi në Shkup punëtorët seksual dhe aktivistët për të drejtat e njeriut, sipas tyre, kjo do i mbronte ata nga dhuna dhe keqpërdorimet, shkruan Mollekuqja.mk.

Me simbolikën e ombrellave të kuqe, dhjetëra gra e burra në praninë e disa punëtorëve seksual sot marshuan në rrugët kryesore të Shkupit për të dërguar mesazhin e tyre drejt institucioneve përkatëse.

Monika Taseva, një prej punëtoreve seksuale prezente në marshin e sotshëm potencoi se shpesh herë këta punëtorë keqtrajtohen ndërkaq institucionet nuk u dalin në ndihmë.

Kërkojmë dekriminalizim të shpejtë dhe pa vonesa të punës seksuale në vend dhe njohjen e të drejtave njerëzore dhe të punës të punëtorëve më të vjetër në botë. Kërkojmë dekriminalizimin e punës seksuale pasi dekriminalizimi ndihmon në mbrojtjen nga dhuna dhe keqpërdorimi

Monika Taseva, punëtore seksuale

Ajo potencoi disa nga problemet me të cilat përballen punëtoret e seksit ndërkaq inkurajoi punëtorët seksuL që lirshëm e pa frikë të denoncojnë çdo shkelje të të drejtave të tyre.

U bëjmë thirrje institucioneve që të tregojnë përgjegjësi në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen puntorët seksualë. Poashtu i inkurajojmë punëtorët seksual që lirshëm dhe pa frikë të lajmërojnë çdo shkelje të drejtave të tyre

Monika Taseva, punëtore seksuale

Ndryshe, ky është marshi 14 me rradhë i punëtorëve të seksit në Maqedoninë e Veriut. Marshi filloi nga sheshi Nënë Tereza dhe përfundoi në sheshin Filipi i dytë kaloi në mënyrë të qetë pa ndonjë incident.

Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” mbështet kërkesat e punëtorëve të seksit dhe bën thirrje institucioneve kompetente në vend që të marrin parasysh këto kërkesa. Punëtoret e seksit janë punëtorë dhe si të tillë duhet të gëzojnë çdo të drejtë.

Të tjera