Skandal: Ish-policit që shfrytëzonte fëmijë nën 14 vjet për shërbime seksuale i ulet dënimi nga Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit në Shkup ka sjellë vendim favorizues për një ish polic, Aleksandar Kostovski, i cili kishte kryer veprat penale tregti me të mitur si dhe përdhunim, edhe atë nga 18 në 16 vite burg.

Kjo nuk është hera e parë që gjykatat e RMV-së sjellin vendime skandaloze për raste të ngjashme, nga kjo gjykatë për mediet ishin arsyetuar me atë se dënimi është zvogëluar për shkak se sipas tyre, janë vlerësuar të gjitha rrethanat lehtësuese si dhe kanë heshtur poshtë ankesën e prokurores Natasha Pop Trajkova që kishte kërkuar dënim edhe më të madh.

Rikujtojmë ish polici Kostovski kishte pranuar se ka shfrytëzuar fëmijë që nuk kishin mbushur 14 vjet për shërbime seksuale për tre vite radhazi si dhe kishte përdhunuar vëllain e saj.

Ndryshe, nëna e fëmijëve ka dorëzuar ankesë për dënimin e dhënë.

Të tjera