Skandal, pacientja nga Tetova: “Më dhanë diagnozë të rreme për kancer, m’i hoqën gjinjtë”

Një paciente nga Tetova me masektomi të dyfishtë kërkon përgjegjësi nga mjekët e Klinikës së Onkologjisë dhe Radioterapisë të cilët sugjeruan operim urgjent për shkak të dyshimit për kancer.

“Kam një lajm të mirë dhe një lajm të keq për ju. Lajmi i mirë është se nuk do të duhet t’i nënshtroheni kimioterapisë. Dhe e keqja është se ne nuk duhej t’ju hiqnim gjoksin. Nuk kishe kancer fare”.

Këto fjali të frikshme, 56-vjeçarja S.S. nga Tetova i ka dëgjuar nga një mjek në një spital privat në Shkup në vitin 2018. Nga atëherë, jeta e kësaj gruaje ka ndryshuar tërësisht ndërsa shëndeti i saj psikik është përkeqësuar shumë.

Ajo tash kërkon përgjegjësi nga personat që kanë shkaktuar këtë.

“Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për heqjen e gjoksit tim për shkak të një diagnoze të rreme të kancerit. Më thanë se duhej të bëja një operacion urgjent dhe kur u kthyen rezultatet e histopatologjisë pas operacionit, në indin e gjirit të hequr, kishte mastit, jo kancer” kishte deklaruar S.S.

S.S. është nënë dhe grua.

Burimi dhe artikulli i plotë: Sloboden Pecat.

Të tjera