Kompania ajrore ukrainase ndryshoi kodin e veshjes, stjuardesat mund të veshin atlete dhe pantollona

Në vend të takave dhe mini fundeve të ngushta stjuardesat e kompanisë ajrore ukrainase “SkyUp” do të mund të vishen me pantallona, atlete dhe xhaketa të gjëra.

Gjatë anketimit të stafit kompania ajrore kuptoi se vajzat ndjeheshin jo komfort me veshjet e tyre, takat dhe xhaketat e ngushta. Andaj dhe “SkyUp” vendosi të ndryshojë kodin e veshjes së vajzave. Përveç kësaj, ndryshime janë bërë edhe në mënyrën e stilimit të flokëve duke ju dhënë vajzave më tepër liri në zgjedhje.

“Dymbëdhjetë orë në këmbë, duke udhëtuar me avion nga Kievi në Zanzibar dhe anasjelltas. Nëse vesh taka, vështirë se mund të ecësh pas një udhëtimi të tillë”, është shprehur për BBC stjuardesa Daria Solomennaya.

Sipas Maranna Grygorash, drejtoreshë e marketingut të “SkyUp”, puna e një stjuardese nuk është “romantike” por është e vështirë.

Ne kuptuam se stjuardesat tona nuk dëshironin të shiheshin si të seksualizuara dhe lozonjare

Maranna Grygorash

 

Shumë shpesh kompanitë ajrore përdorin imazhin e stjuardesave për qëllime marketingu, duke përfituar kështu nga punonjëset e tyre që ndjeheshin jo rehat me veshjet e tyre si stjuardesa.

Historia e seksizmit në kompanitë ajrore 

Kur për herë të parë në vitin 1930 filluan reklamat e parë të kompanive ajrore, stjuardesat kishin një rol shumë të rëndësishëm në SHBA, ku infermieret u bënë pjesë e stafit për të ngritur besimin në rast të emergjencave. Gjithsesi, shumë shpejtë stjuardesat filluan të jenë rolin e një mjeti marketingu. Kompanitë ajrore filluan të kenë kërkesa specifike për pozitat e tilla të punës. Madje, disa nga kompanië ajrore përdornin edhe slogane seksiste si “nëse një grua mund të fluturojë, mundesh edhe ti”.

Klientët e kompanive ajrore më së shumti ishin burra, meqë ishin ata që punonin për të mbajtur familjen financiarisht. Kërkesat e tilla seksiste u krijuan për të tërhequr shikimet e klientëve burra.

Ndryshe, ditëve të sotme pozita e stjuardesave dhe mënyra si trajtohen nuk është më si e viteve më parë. Kompanitë janë më të vetëdijshme për mënyrat se si reklamohen dhe se çfarë imazhi dhe mesazhi bartin te publiku.

Përveç “SkyUp” shumë kompani të tjera ajrore kanë ndryshuar elemente të kodit të veshjes për stjuardesat:

·      Virgin Atlantic ju lejoji stjuardesave të vinin në punë edhe pa grim

·      Japan Airlines lejoji stjuardesat të vishinin atlete në vend të takave

·      Norwegian Air lejoji këpucët e rrafshta dhe hoqi detyrimin që gratë të jenë të grimosura gjatë udhëtimit.

225456895_1177836226053298_7298569092225401959_n.jpeg
64604694_640436479793278_8335797670538903552_n.jpeg

Të tjera