Një baba në Britaninë e Madhe ka grumbulluar rreth 46.000 nënshkrime në peticionin për të njohur dhimbjet gjatë menstruacioneve dhe ngërcet menstruale si arsye legjitime për të munguar në shkollë.
Markus e filloi këtë peticion pasi ju tha se mungesa e vajzës së tij trembëdhjetë vjeçare në shkollë do të ishte “mungesë pa arsye”, edhe pse ai u paraqit për të lajmëruar shkollën që ajo do të mungojë shkaku i dhimbjeve nga menstruacionet.
Babai 37 vjeçar theksoi se ai e pa të arsyeshme që vajza e tij e cila kishte dhimbje të mëdha dhe nuk mund të flinte nga ngërcet menstruale, të pushonte atë ditë. Gjithsesi, pasi mori një përgjigje të tillë nga shkolla e vajzës së tij, ai filloi një peticion në Change.org. Ai deri tani ka grumbulluar rreth 46.000 nënshkrime nga gjithsej 50.000.
“Jam i sigurtë që gjithkush që ka menstruacione do të pajtohej që në një moment të caktuar ka pasur Dysmenorrhoea. Po ka një term mjekësor për dhimbjen nga menstruacionet”
Markus Allejn
Sipas Markusit situata në të cilën ai gjeti veten tregon për mosditurinë ndaj kësaj problematike, impaktin e pozitave të larta në shkolla që janë të dominuara nga burrat, si dhe mospërfilljen e plotë ndaj mirëqënies fizike, emocionale dhe akademike të nxënësve.
Markus përveç peticionit ka filluar fushatë, duke i ftuar shkollat që të pranojnë si arsye legjitime mungesën e vajzave në shkolla shkaku i dhimbjes nga menstruacionet.
Për aq kohë sa njerëzimi ekziston, 50% e qënieve humane kanë menstruacione. Jo vetëm që kjo është një dukuri normale, por është e domosdoshme që njerëzimi të ekzistojë.
Markus Allejn