Çmimin e parë për gazetari inovative dhe kreative “Ilija Zhupanovski”, i ndarë nga Fondacioni Metamorphosis e fitoi kryeredaktori përgjegjës i portalit Mollëkuqja, Ardit Ramadani. Ai u vlerësua për artikullin e publikuar në Mollëkuqja, “Analizë: Histeria mediatike për gjininë e Imane Khelif i ka rrënjët në Rusi, mediet ranë në kurthin e Rusisë, përsëri”.
Ky është çmimi i dytë brenda një viti për kryeredaktorin e Mollëkuqja, Ardit Ramadani.
- Artikullin fitues e lexoni duke klikuar KËTU.
Ai u vlerësua nga një komision profesionist për shfrytëzim të teknologjive të informacionit dhe komunikimit në mënyrë kreative dhe inovative, gjë që sipas komisionit profesional, ka ndikuar në edukimin e të rinjve dhe për forcimin e rezicencës së tyre ndaj dezinformatave.
Vlerësimi i gazetarëve të Mollëkuqja me çmime të ndryshme për gazetari profesionale është dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur ndaj standardeve më të larta etike dhe profesionale. Duke u fokusuar në tema thelbësore për të drejtat e njeriut, edukimin seksual dhe feminizmin, ne i japim zë të vërtetës dhe promovojmë drejtësinë sociale përmes raportimit tonë.