Gratë dhe vajzat nga vendbanimet e Komunës së Tearcës do kenë mundësi të kryejnë kontrolle gjinekologjike falas, pasi nga 6 qershori do fillojë me punë ambulanta mobile te Stadiumi i fshatit Tearcë.
Kontrollet gjinekologjike do të realizohen nga mjek specialist nga Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.
Qëllimi i ambulantës mobile është të rritet numri i grave vunerabël nga zonat rurale të cilat do të bëjnë kontrolle gjinekologjike dhe të ngrihet vetëdija për rëndësinë e skriningut dhe kontrolleve të rregullta gjinekologjike
Komuna e Tearcës
Për të caktuar termin për kontrollë dhe PAP test pa pagesë, gratë dhe vajzat e çdo moshe nga komuna e Tearcës mund të paraqiten në numrat e telefonit 070-675-399 ose 070-675-350.
Terminet për kontrolle fillojnë çdo ditë pune nga 06 Qershori nga ora 09:30 dhe do të zgjasin dy javë.
Puna e ambulantave mobile mundësohet me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, Asociacioni i Gjinekologëve dhe Obstetërve të Maqedonisë (AGOM), Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë, UNFPA Fondacioni i Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë.
Ndryshe, kontrollet e rregullta gjinekologjike duhet të bëhen një here në vit ose në çdo 6 muaj dhe janë mbrojtja më e mirë prej kancerit të qafës së mitrës dhe sëmundjeve tjera gjinekologjike.