Për herë të parë regjistrohet epidemi e HIV-it në Maqedoninë e Veriut, tek një grup i caktuar i popullatës

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar epidemi e HIV-it te një grup i caktuar i popullatës, këtë e thonë rezultatet e hulumtimit të Institutit për Shëndet Publik te djemtë që kryejnë marrëdhënie seksuale me djemtë në Shkup, ku prevalenca e vlerësuar është 5,4 përqind.

Në vitin 2023 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 50 raste të reja me HIV/AIDS që përbën rritjej 0,8 për qind nga viti parprak, kur ishin regjistruar 42 raste ndërsa nga viti 2013, ka rritje të rasteve për 22 për qind.

“Krahasuar me mesataren e periudhës paraprake dhjetëvjeçare (2013-2022) është regjistruar një rritje prej 22 përqind”, thekson raporti.

Nga 50 rastet e regjistruara në vitin 202346 ishin djem ndërsa 4 vajza, mosha mesatare e të cilëve është 35 vjet, ndërsa 74 përqind e rasteve janë nga mosha 20 deri në 39 vjet.

“Nga rastet e regjistruara në vitin 2023 numri më i madh i rasteve kanë qenë në Shkup, raste janë regjistruar në Strumicë. Rastet e tjera janë regjistruar si raste sporadike në 18 qytete tjera”, tregon raporti.

Sipas raportit, në vitin 2023 u regjistruan 3 vdekje si pasojë e SIDA-s.

Raporti tregon se nga viti 1987 deri në fund të vitit 2023 janë regjistruar 636 raste me HIV/SIDA, dhe që viteve të fundit vihet re rritje e numrit të rasteve.

“Me prezantimin e terapisë antiretrovirale, mbijetesa e personave që jetojnë me HIV është përmirësuar ndjeshëm, në 10 vitet e fundit nga 439 raste të regjistruara janë regjistruar 39 vdekje, që paraqet shkallë mortaliteti prej 8,9 përqind”, thuhet në raport.

Sipas raportit, fakti që institucionet shëndetësore publike ishin të përjashtuara nga aktivitetet programore dhe edukative mbetet shqetësues.

Në botë rreth 39 milionë njerëz jetojnë me HIV, nga të cilit numri i fëmijëve nën moshën 14 vjeçare është 1.5 milionë.

Mollëkuqja në tetor të vitit të kaluar alarmoi për sëmundjet seksualisht të transmetuespër situatën me këto sëmundje në vend. Ne vazhdimisht kemi kërkuar që lënda për edukim gjithëpërfshirës seksual të bëhet pjesë e arsimit formal në Maqedoninë e Veriut, si mënyrë për të parandaluar këto infeksione.

Të tjera