Mollëkuqja proteston këtë 8 mars: Kush ta përgatiti iftarin sot?

Puna e papaguar është punë. 8 marsi i gjen gratë në mbarë botën me më shumë se 12 orë punë të papaguara, të pambrojtura dhe të panjohur nga shoqëria apo institucionet. Sipas UN Women, gratë kryejnë 78% të punës së papaguar, duke përfshirë këtu kujdesin për fëmijët, për të moshuar dhe punët e shtëpisë.

Andaj, Mollëkuqja nuk do të festojë as këtë 8 mars. Përmes këtij aksioni, rikujtojmë që gratë përpos që kryejnë të gjitha punët e papaguara në 12 muaj të vitit, por gjatë festave ngarkohen edhe me më shumë përgjegjësi. Pabarazia e vazhdueshme e minon mirëqenien dhe pavarësinë ekonomike të grave. Po juve – kush ua përgatiti iftarin sot?

Mollëkuqja përmes këtij aktiviteti synon të krijojë dialog të hapur mbi rëndësinë e barazisë gjinore dhe njohjen e vlerës së punës së papaguar, duke inkurajuar masën të reflektojë dhe të promovojë ndryshim shoqëror.

Përpos kësaj, Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” më datë 8 mars do të protestojë në Shkup.

 

Të tjera