Dita Botërore e Kontracepsionit shënohet çdo vit më datë 26 shtator me qëllim që të nxjerr në pah të drejtën e çifteve dhe individëve për të vendosur të lirë dhe në mënyrë racionale sa fëmijë duan të kenë. Kjo është përfshirë edhe në Agjendën për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030 nën nenin 3.7 që thotë “deri në vitin 2030, të sigurohet qasje universale në shërbimet e kujdesit shëndetësor seksual dhe riprodhues, përfshirë planifikimin familjar, informacionin dhe edukimin dhe integrimin e shëndetit riprodhues në strategjitë dhe programet kombëtare. ”
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) përmirësimi i qasjes deri te kontracepsioni me kosto të ulët dhe marrja e të njëjtit përmes programeve të planifikimit familjar ka zvogëluar shtatzënitë me rrezik të lartë; vdekshmërinë e nënave dhe fëmijëve; shtatzënitë e pa planifikuara te adoleshentët; dhe, përmirësimin e shëndetit dhe ushqyerjes së fëmijëve. Sipas reultateve të ushtrimeve modeluese, përdorimi i kontraceptivëve mund të ketë zvogëluar vdekshmërinë e nënave me mbi 40%. Përveç synimeve për planifikim familjar, qasja dhe përdorimi i kontraceptivëve ndihmon në luftën kundër HIV dhe AIDS, si dhe infeksioneve të tjera seksualisht të transmetueshme.
Franca ka bërë një hap drejt sigurimit dhe qasjes më të lehtë deri te kontraceptivët hormonalë. Nga 1 janari 2022 në Francë kontraceptivët hormonalë do të jenë falas për të gjitha vajzat dhe gratë deri në moshën 25 vjeç.
Sipas Oliver Veran, Ministër i Shëndetësisë në Francë, ka një rënie në përdorimin e kontraceptivëve tee vajzat dhe gratë e reja dhe kjo ndodh sepse kontraceptivët kushtojnë shumë. Ai theksoi se të gjitha shërbimet në klinika që lidhen me përdorimin e kontraceptivëve do të jenë gjithashtu falas.
Është e pa pranueshme që vajzat dhe gratë të mos kenë mundësi të mbrohen dhe të mos kenë akses në kontracptivë sepse ato kushtojnë shumë. Çdo vit në Francë, 1000 vajza nga 12 deri në 14 vjeç janë shtatzënë dhe nga këto shtatzëni, 770 përfundojnë me abort
Oliver Veran, Ministër i Shëndetësisë në Francë
Ky vendim do t’i kushtojë Francës 21 milion euro në vit. Pas vitit 2013, kur kontraceptivët u bënë falas për vajzat nga 15 deri ne 18 vjeç, Franca pësoi një ulje të aborteve, nga 9,5 % në 6% midis vitit 2013 dhe 2018.