Imane Khelif fitoi medaljen e artë pavarësisht se po përballet me bullizëm seksist të padrejtë

Pas një dy javësh të mbushura me polemika gjinore, Imane Khelif u bë fituese e medaljes së artë olimpike për herë të parë pasi mundi kampionen e botës Yang Liu të Kinës në kategorinë 66 kg për vajza me vendim unanim.

25 vjeçarja Khelif është fituesja e parë e medaljes olimpike të Algjerisë në boksin e vajzave.

“Është ëndrra ime. Jam shumë e lumtur. Është fantastike, e mahnitshme. Tetë vjet punë, pa gjumë. Jam shumë e lumtur për paraqitjen time. Unë jam një grua e fortë”, tha Khelif.

Imane Khelif së bashku me Lin Yu-ting e cila lufton në finalen e 57 kilogramëve të shtunën, i është nënshtruar një mosmarrëveshjeje për “përshtatshmërinë gjinore” pas ndalimit të tyre për të marrë pjesë në kampionatin botëror të boksit 2023 pasi të dyja dështuan në një test të përshtatshmërisë gjinore të administruar nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA).

Përpara këtyre ngjarjeve, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) mori vendimin për t’i hequr IBA-s nga njohja si organ drejtues i boksit dhe për ta përjashtuar atë nga Lojërat Olimpike për një sërë çështjesh, duke përfshirë korrupsionin, transparencën financiare dhe qeverisjen.

Foto: Fabio Bozzani / Anadolu via Getty Images

Të tjera