Mira Murati është zgjedhur CEO e kompanisë që krijoi ChatGPT

Mira Murati nga dje është zyrtarisht ushtruese e detyrës së Drejtorit Ekzekutiv (CEO) në OpenAI. Parparakisht, ajo kishte qenë shefe e teknologjisë në këtë kompani, e cila ka krijuar ChatGPT. Pas shkarkimit të tashmë ish-drejtorit ekzekutiv, Sam Altman, bordi drejtues kishte vendosur që Murati do të ishte më e përshtatshmja në për të drejtuar këtë kompani.

“Si një anëtare e ekipit udhëheqës të OpenAI për pesë vite, Mira ka luajtur një rol kyç në evolucionin e OpenAI si lider global i inteligjencës artificiale. Ajo sjell aftësi unike, kupton vlerat, operacionet dhe biznesin e kompanisë. Ajo ka udhëhequr ndërkohë funksionet e kompanisë mbi kërkimin, produktet dhe sigurinë”, tha OpenAI pasi njoftoi shkarkimin e Altman.

Nga kjo kompani kanë theksuar se Mira Murati është mëse e kualifikuar për këtë rol derisa të gjendet një CEO i përhershëm i OpenAl, kjo pasi bordi drejtues i kësaj kompanie ishin shprehur se nuk kanë më besim tek ish drejtori ekzekutiv, Sam Altman.

Sipas të dhënave që i morrëm nga një artikull i Business Insider, Murati iu bashkua kompanisë OpenAI në vitin 2018, në kohën kur kjo kompani kishte shumë më pak punonjës se sa tani, përkatësisht rreth 40-50.

Katër vite më vonë, ajo arriti të bëhet shefe e teknologjisë ndërsa aktualisht ajo mbikëqyr ekipet që qëndrojnë pas ChatGPT-së dhe gjeneratorit të imazheve Dall-E 2.

Përpos kësaj, Mira Murati konsiderohet si një nga personat kyç që ka testuar strategjinë e OpenAI publisht. Klan AL shkruan se ajo siguroi zhvillimin në kohë të versioneve të ChatGPT nga ekipi inxhinerik, menaxhoi marrëdhëniet e OpenAI me Microsoft, një investitor dhe partner që përdor teknologjinë e tyre dhe luajti një rol kryesor në formësimin e politikës së inteligjencës artificiale në Uashington dhe Europë.

Mira Murati lindi në Shqipëri, por u rrit në Kanada. Aty shfaqi aftësitë e saj inxhinierike mekanike duke ndërtuar një makinë hibride garash gjatë kohës që zhvilloi Kolegjin në Datmouth.

Ajo ka punuar edhe në Tesla-n e Elon Musk si një menaxhere e lartë e produkteve. Murati ka pasur një rol kyç në zhvillimin e Medolit X. Ajo është e lidhur edhe me kompaninë e realitetit virtual, Leap Motion. Murati flet shqip, italisht dhe anglisht

Revista Global Woman, një platformë mediatike që nxjerr në pah historitë e suksesit të grave në mbarë botën, kohë më parë kishte shkruar një artikull për Muratin, si një grua e suksesshme.

Të tjera