Kë të thërrasim?

Institucione, linja ndihme dhe organizata në Maqedoninë e Veriut ku personat LGBTIQ+ mund të kërkojnë informacion, mbrojtje ose përkrahje.

Institucione shtetërore ku mund t’i drejtoheni për diskriminim, krime nga urrejtja ose mbrojtje sociale.

Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi

Merr ankesa formale për diskriminim, edhe kur bazohet në orientim seksual ose identitet gjinor, dhe mund të nxjerrë një mendim zyrtar kundër institucionit apo personit përgjegjës.

Avokati i Popullit (Ombudsman)

Mbikëqyr organet shtetërore dhe pranon ankesa nga çdo qytetar për shkelje të të drejtave. Ka zyra në disa qytete të Maqedonisë së Veriut.

Prokuroria Publike

Ndjek vepra penale, si gjuhë urrejtjeje e rëndë, kërcënime apo dhunë e motivuar nga urrejtja. Çdo qytetar ka të drejtë t’i drejtohet, pasi kanë detyrim ligjor ta mbrojnë secilin prej nesh.

Ministria e Punëve të Brendshme (Policia)

Çdo krim, përfshirë kërcënime apo sulme ndaj personave LGBTIQ+, mund të denoncohet direkt tek policia.

Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale, Tetovë

Merret me raste dhune familjare dhe bën referimin zyrtar drejt strehimit të sigurt. Stafi shpesh s’ka trajnim specifik për çështje LGBTIQ+, kështu që nëse jeni në dyshim, drejtohuni fillimisht një organizate të specializuar.

Kur autori i gjuhës së urrejtjes është vetë një medium, gazetar ose figurë publike.

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut

Ka një platformë të dedikuar për raportimin e gjuhës së urrejtjes, e filtruar sipas kategorive dhe rajonit. Ofron edhe linjë falas ndihme juridike.

Këshilli për Etikë në Media (SEMM)

Trup vetërregullimi mediatik. Pranon ankesa kundër përmbajtjeve që shkelin Kodin e Gazetarëve, dhe vendimet e tyre kanë peshë profesionale edhe pse nuk janë detyruese ligjërisht.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ZNM)

Mban Kodin e Gazetarëve, i cili ndalon gjuhën e urrejtjes bazuar në orientim seksual, dhe reagon publikisht kur vetë profesionistët e medias e shkelin këtë rregull.

Shërbime falas dhe konfidenciale. Pjesa më e madhe funksionojnë edhe në distancë, jo vetëm fizikisht.

Skopje Queer Center, Linja Kombëtare LGBTI+

Këshillim psikosocial dhe ligjor falas dhe anonim, nga njerëz të trajnuar posaçërisht për punë me persona LGBTIQ+. Hapur për gjithë vendin, jo vetëm Shkupin. Vetëm për të rritur.

Shtëpia e Sigurt (Safe House)

Strehim i akredituar për persona LGBTIQ+ në rrezik. Financimi është i kufizuar, kështu që kapaciteti mund të ndryshojë. Më mirë të telefononi dhe të pyesni para se t’i drejtoni dikë atje.

CPCA, Këshillimorja për të Rinj

Ndihmë psikologjike falas për të rinj LGBTIQ+ nga 7 deri 29 vjeç, viktima dhune apo diskriminimi, e mbështetur nga Coalition Margins dhe Komiteti i Helsinkit.

Ambasada e Fëmijëve "Megjashi", Linja SOS

Linjë e përgjithshme mbrojtjeje për të mitur, e hapur për çdo problem familjar ose shkelje të drejtash, përfshirë dhunë apo refuzim të lidhur me identitetin. Nuk është shërbim i specializuar për LGBTIQ+, por është aty për këdo që ka nevojë.

Ndihma Juridike Falas, Ministria e Drejtësisë

Këshillim juridik fillestar falas për çdo qytetar, dhe ndihmë për të aplikuar për përfaqësim gjyqësor. Ka zyra rajonale në disa qytete, përfshirë Tetovën.

MZMP, Shoqata e Juristëve të Rinj (MYLA)

Ndër organizatat më të njohura në vend për ndihmë juridike falas dhe përfaqësim strategjik në raste diskriminimi, që nga 2008.

Koalicioni Të Gjithë për Gjykim të Drejtë

Jep ndihmë juridike parësore falas për shumë fusha, dhe ndihmon në aplikimin për ndihmë juridike sekondare. Kanë sinjalizuar kapacitet të kufizuar për raste individuale, prandaj konfirmoni para se t’i drejtoni dikë atje.

HOPS, Opsione për Jetë të Shëndetshme

Ndihmë juridike dhe mbështetje psikosociale për grupe të margjinalizuara, ndër to persona trans dhe punonjës e punonjëse seksuale.

Klinika Ligjore, SEEU, Tetovë

Partneri ekzistues i Mollëkuqjes. Ofron ndihmë juridike falas për të drejta sociale, çështje penale, konflikte familjare dhe dhunë në familje.

Coalition Margins, Dokumentim Rastesh

Dokumentojnë shkelje ndaj komuniteteve të margjinalizuara, për avokim ose, me pëlqimin tuaj, për inicimin e një procedure. Anonimiteti garantohet, dhe ndihmojnë edhe ata që s’kanë internet.

Testim HIV dhe IST falas dhe anonim, pa nevojë për dokumente.

Qendra për Shëndet Publik, Tetovë

Institucion shtetëror i pranishëm fizikisht në Tetovë. Ofron vetë testim HIV falas dhe anonim, si pjesë e Programës Kombëtare kundër HIV-it.

HERA, Qendra Rinore "Sakam da znam"

Testim falas dhe konfidencial për HIV dhe IST, me mundësi caktimi edhe online. Shërbimi fizik ndodhet në Shkup, në Vodno.

Qendra për HIV, "Zaedno Posilni"

Testim falas çdo ditë pune, pa takim paraprak. I vetmi grup i vetorganizuar i personave që jetojnë me HIV në vend, me këshillim nga bashkëmoshatarë.

Prezente fizikisht në vend, më shumë si burim referimi dhe partneriteti sesa ndihmë urgjente individuale.

Zyra e Këshillit të Evropës, Shkup

Institucion shtetëror i pranishëm fizikisht në Tetovë. Ofron vetë testim HIV falaProgrami i përbashkët i BE dhe Këshillit të Evropës që financoi drejtpërdrejt Linjën Kombëtare LGBTI+ dhe Shtëpinë e Sigurt. Fokusi aktual përfshin mbrojtjen e LGBTI dhe lirinë e medias.s dhe anonim, si pjesë e Programës Kombëtare kundër HIV-it.

OSBE, Misioni në Shkup

Monitoron krime dhe gjuhë urrejtjeje, punon me Avokatin e Popullit, dhe boton materiale edukative si broshura “Për Viktimat e Krimit të Urrejtjes”.

Shumica kanë personel të reduktuar pas tërheqjes së USAID-it. Konfirmoni disponueshmërinë para se t’i drejtoni dikë atje.

Skopje Queer Center

Linja Kombëtare LGBTI+ dhe Shtëpia e Sigurt, të dyja të listuara më lart, mbeten operative dhe janë burimi më i qëndrueshëm aktualisht.

LGBTI Support Center

Nën Komitetin e Helsinkit. Programet janë kufizuar ndjeshëm vitet e fundit, kontrolloni cilat shërbime janë ende aktive.

Coalition Margins

Personel i reduktuar, por ende aktivë në avokim dhe dokumentim rastesh, siç e shihni më lart.