Edit Shkreli, shqiptarja e parë gjykatëse në New York

Nën intonimin e himnit kombëtar shqiptar, Edit Shkreli u betua si gjykatëse në New York, ShBA.

Profesoresha dhe avokatja Shkreli është shqiptarja e parë që mban aktualisht një post të tillë. Ajo fitoi garën për gjykatëse në Gjykatën Civile të New Yorkut muajin nëntor, ndërkaq ceremonia e betimit pasoi më 8 dhjetor.

Edit Shkreli ka përfunduar studimet e doktoratës në New York Law School, ndërkaq ka kaluar edhe një nga provimet më të vështira të licencimit, provimin e shtetit të New York-ut, apo “Bar Exam”.

Edit Shkreli, ka më shumë se tetë vite që punon pranë Gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains, kryesisht për rastet komerciale, të divorceve dhe rasteve të tjera.

Ajo zotëron njohuri të larta juridike, që së bashku me eksperiencat e saj e bëjnë atë të kualifikuar për të marrë vendime të drejta për komunitetin në tërësi.

Përpos një avokate me eksperiencë, ajo është edhe një pedagoge e përkushtuar në mësimdhënie, profesion të cilën ajo e ushtron tek New York Law School, që në vitin 2019.

Përpos anës profesionale, Edit Shkreli, ka dhënë dhe vazhdon të jap kontributin e saj për komunitetin shqiptar, ku është anëtare pranë Bronx Community Board dhe, po ashtu është edhe anëtare e Bordit të organizatave jofitimprurëse, “Neighborhood Initiatives Development Inc”. dhe “Albanian-American Educators Association”.

Edi Shkreli ka lindur në Shkodër, por në Amerikë ka migruar bashkë me prindërit e saj kur ajo ishte vetëm 13 vjeç. E gjithë kjo për t’i shpëtuar trazirave të mars-it të vitit 1997 në Shqipëri.

Pavarësisht se gratë janë shpesh të diskriminuara në vendimmarrje, Gjyqësori dhe Prokuroria janë fushat të cila paraqesin trend pozitiv në Maqedoninë e Veriut për sa i përket përfaqësimit të grave në pozitat vendimmarrëse.

Të tjera