cover-(1)-1713281333.png

Zi në Kosovë, dy gra u vranë nga burrat e tyre brenda një jave

PASOJA

April 16th, 2024

Vetëm brenda pesë ditëve në Kosovë kanë ndodhur dy femicide, dy gra u vranë nga bashkëshortët e tyre. Vrasjet e grave kanë bërë që Kosova të shpallë ditë zie.

Peja sot më 16.04.2024 u godit nga një tragjedi, Gjyljeta Ukella u vra me armë zjarri nga bashkëshorti Edmon Lajçi në banesën e tyre. Ai para dy viteve ishte i dënuar para dy viteve për veprën penale ‘dhunë në familje’. Vrasësi tani ndodhet në stacionin policor.

Ngjashëm para pesë ditësh, më 12.04.2024, 21 vjeçarja Erona Cokli u vra në Ferizaj brenda Qendrës për Punë Sociale nga bashkëshorti i saj Valon Aliu, të cilit iu caktua masa e paraburgimit.

Për shkak të dy vrasjeve të fundit dhe të gjitha vrasjeve tjera të grave, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e shpalli ditën e mërkurë (17.04.2024) ditë zie në Kosovë.

Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona.

Vjosa Osmani

Për vrasjet e grave para Qeverisë së Kosovës sot u mbajt edhe një protestë nën moton “Mjaft me konferenca! Shpalleni gjendjen emergjente tani!”.

Vrasjet e grave u dënuan në masë të madhe nga politikanë, sektori civil, artistë, përfaqësues ndërkombëtarë dhe shumë të tjerë.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024 në Kosovë janë vrarë 57 gra.

Policia e Kosovës sot doli me njoftimin se rastet e dhunës në familje kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten shqetësuese, edhe përkundër faktit se rastet e tilla në vitin e fundit kanë shënuar rënie nga 2.757 raste në 2.460 raste.

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili është zëvendëskryeredaktor në "Portalb.mk". Ai ka diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar, ndërsa aktualisht vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia