Untitled-design-(7)-1646994266.png

Hungaria zgjodhi për herë të parë presidente grua

FEMINISTING

March 11th, 2022

Katalin Novak u zgjodh presidentja e parë grua e Hungarisë, me 137 vota për dhe 51 kundër nga parlamenti hungarez.

Novak, e cila së fundmi shërbeu si ministre për politikën familjare, e portretizoi triumfin e saj si një fitore të grave.

Novak përpara se të zgjidhej presidente u shpreh: "Ne gratë rritim fëmijë, kujdesemi për të sëmurët, gatuajmë, bëjmë punën e dy njerëzve nëse është e nevojshme, fitojmë para, mësojmë, fitojmë çmime Nobel, pastrojmë dritaret". Ajo tha se e gratë e dinë fuqinë e fjalëve, por mund të heshtin dhe të dëgjojnë nëse duhet, "të mbrojmë familjet tona”.

"Dua të jem një presidente e mirë e Hungarisë", u shpreh Novak pas fitores.

Shtete të ndryshme po ecin përpara në avancimin e gruas në pozita vendimmarrëse në politikë. Kohë më parë Islanda u bë vendi i parë në Evropë që zgjodhi më shumë gra se burra në parlament, ndërkohë Tunizia emëroi një grua për kryeministre, me çka theu tabutë në botën arabe.

Përndryshe, Maqedonia e Veriut që nga pavarësia nuk ka pasur asnjëherë të zgjedhur grua në postet e presidentit ,kryeministrit apo kryetarit të Kuvendit, dy gra kanë qenë ushtruese detyre për dy funksionet e fundit edhe atë më pak se një muaj.

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili është zëvendëskryeredaktor në "Portalb.mk". Ai ka diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar, ndërsa aktualisht vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia