October 11th, 2022
Prej 103 gazetareve në Maqedoninë e Veriut rreth 81.6% e tyre janë përballur me ngacmim online. Kjo doli në pah nga rezultati i anketës së Platformës për Gazetari Hulumtuese dhe Analiza- PINA e realizuar me gazetaret nga vendi, 80% e të cilave kanë qenë me mbi dhjetë vite përvojë pune.
Sipas gazetareve, në të shumtën e rasteve motiv i ngacmimit ka qenë publikimi i teksteve gazetareske për qendrat e tjera të pushtetit (56.6%), në 43.4% të rasteve për shkak të publikimit të shkrimeve personale gazetareske për zhvillimet shoqërore që kanë që kanë qenë kritike ndaj pushtetit, në 36.1% për shkak të teksteve gazetareske të publikuara për ngjarje shoqërore që kanë qenë kritike ndaj një partie.
Një numër më i vogël i gazetareve kanë thënë se janë ngacmuar si rezultat i shprehjes së qëndrimeve dhe mendimeve personale për ngjarje shoqërore që kanë që kanë qenë kritike ndaj pushtetit (24.1%) dhe ndaj një partie (18.1%).
Sipas të dhënave të hulumtimit të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve të cituar në publikimin PINA-s, 64% e gazetareve janë përballur me dhunë online, nga të cilat pothuajse gjysma (47%) nuk e kanë raportuar rastin.
Rezultatet e pyetësorit të PINA-s tregojnë se në vendin tonë ky numër është edhe më i lartë – 81.6% e gazetareve në vendin tonë janë përballur me ngacmime online për shkak të punës së tyre, ndërsa pothuajse gjysma (43.7%) nuk e kanë raportuar ngacmimin, ndërkohë që pjesa më e madhe e të tjerave (32%) e kanë raportuar atë në redaksinë e tyre.
Mbi 29.7% e gazetareve kanë thënë se fotot e tyre janë shpërndarë në grupe të caktuara në rrjetet sociale me qëllim diskreditimin e tyre. 22% e gazetareve janë përballur me ndjekje online, ndërsa fushata të orkestruara janë organizuar kundër 18.7% prej tyre.
Edhe pse numri më i madh (86.4%) i të anketuarave kanë konfirmuar se janë të informuara se në cilin institucion duhet të raportohet rasti i ngacmimit online, vetëm 25.2% i janë drejtuar institucionit kompetent. Pothuajse gjysma (41.9%) e gazetareve që kanë raportuar ngacmim dhe sulme online kanë mbetur shumë të pakënaqura nga bashkëpunimi me institucionet, ndërkohë që vetëm dy nga të anketuarat janë deklaruar si të kënaqura.
Anketa tregon në të shumtën e rasteve (79.3%) gazetaret kanë deklaruar se nuk e njohin ngacmuesin, ndërsa 89.9% e të anketuarave janë ngacmuar në rrjetin social Facebook. Në përfundimet e analizës një nga aspektet problematike të deklaruara është mosraportimi i ngacmimeve online nga platforma Facebook.
Për 74,3% të gazetareve, ngacmimi i përjetuar nuk ka shkaktuar ndryshime në sjelljen e mëtejshme dhe një pjesë e të anketuarave i injorojnë përmbajtjet e këtilla duke i pranuar ato si pjesë të profesionit, gjë të flet për një nivel të lartë të normalizimit të ngacmimit online.
Kur bëhet fjalë për përmbajtjen e ngacmimeve online dominon gjuha e urrejtjes (69%), ndërkohë që në gjysmën e rasteve është demonstruar seksizëm (51.7%) dhe shovinizëm (43.7%). Sulmet në hapësirën digjitale kalojnë edhe në kërcënime për dhunë fizike (24.1%) dhe kërcënime për jetën (19.5%). Shqetësues është edhe fakti që madje 36% e të anketuarave besojnë se janë përballur me edhe me sulme të organizuara.
Analizën e plotë mund ta lexoni këtu.
Burimi: PINA.
Fisnik Xhelili është zëvendëskryeredaktor në "Portalb.mk". Ai ka diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar, ndërsa aktualisht vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".
TË NDRYSHME
"Vdekja dhe Virgjëresha", kush sjell drejtësi për një grua të dhunuar kur sht...
Rita Behadini
17/09/2023
Pavarësia ekonomike e grave, parakusht për ta parandaluar dhunën ndaj tyre
Zenel Miftari
21/11/2021
Gratë po vriten në Ballkanin Perëndimor dhe është koha për të marrë masa
Ardit Ramadani
04/06/2024
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia