January 27th, 2024
Fotoreporterja Arbnora Memeti e ftuar në emisionin "Llafe Grash" ka vënë në pah pasigurinë e punonjësve mediatik në terren, duke vënë në fokus edhe fotoreporteret që shpesh punojnë në terrene të ndryshme.
"Më ka ndodhur vjet që të shkoj të mbuloj një karneval dhe në momentin e parë që unë kam arritur atje, e kam marrë vërejtjen prej banorëve: "mirë që ke ardhur, por kujdes mos dil sepse këtu ka shanca të të ngacmojnë" dhe në atë moment edhe nëse s'do të krijohet ajo ndjesia e pasigurtë. Ndjehesh e pasigurtë të dalësh edhe të fotografosh, për shkak se unë atje kam shkuar pikërisht për atë, dhe nëse ti më bind se jam e pasigurtë unë do ngurroj. Megjithatë, unë e binda veten se duhet të dal dhe të fotografoj", thekson Memeti.
Ajo ka folur edhe për faktin që shpesh të qenurit grua e vendos në pozita pasigurie, në krahasim me kolegët e saj burra.
"Mendoj që kjo ndodh vetëm prej faktit se je grua. Shumë më ndryshe mund të kalojë një kolegë që është burrë në atë ambient se sa unë. Unë duhet t'i marr parasysh edhe shumë momente tjera që mund të më ndodhin. Unë nuk mund të ja lejoj vetes të lëviz vetëm në atë fshat dhe shumë gjëra tjera që pavarësisht a ndodhin ose jo, duhet t'i kesh parasysh", thekson Memeti.
Memeti ka ndarë edhe eksperiencën e saj me komentet negative në rrjete sociale, duke theksuar se pa marrë parasysh për çka ajo flet publikisht, dikush ka diçka ofenduese për të thënë.
Rita Behadini është moderatore, gazetare dhe aktiviste e të drejtave të grave. Ajo ka kryer studimet për "Biznes dhe Ekonomi" në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Gjatë studimeve Rita themeloi klubin studentor feminist, nga ku dhe lindi pasioni i saj për të avokuar për të drejtat e grave. Gjatë po asaj kohe ajo u punësua si gazetare në Portalb, për të vazhduar më pas për katër vite karrierën e saj në televizionin Alsat të Maqedonisë. Puna e saj si gazetare është e orientuar në të drejtat e grave dhe barazinë gjinore. Aktivizmin e saj Rita e vazhdoi duke themeluar Qendrën për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja", ku aktualisht ushtron detyrën e presidentes.
TË NDRYSHME
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia