November 24th, 2021
Një banore e Argjentinës besohet të jetë personi i dytë në botë që është shëruar plotësisht nga HIV, shkruan Mollëkuqja.mk.
Besohet që virusi është hequr plotësisht nga trupi i saj, kështu thotë hulumtimi më i fundit për këtë, duke e bërë këtë grua personin e dytë në botë që është shëruar plotësisht nga HIV.
Matthias Lichterfield nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts, MIT, Harvard dhe një nga autorët e studimit, ka deklaruar se kishte mundësinë të analizonte më shumë se 1.2 miliardë qeliza nga pacienti dhe të kërkonte gjurmë të HIV-it.
Megjithatë, hulumtimi tregoi që në trupin e pacientes nuk kishte asnjë gjurmë të virusit.
“Kam pasur rastin të analizoj edhe placentën. Pacientja kishte lindur vitin e kaluar dhe unë analizova 500 milionë qeliza nga placenta. Gjithashtu, aty nuk gjeta asnjë gjurmë të HIV-it. Konkluzioni është se unë testova sasi të mëdha qelizash, por nuk gjetëm HIV” theksoi Matthias Lichterfield nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts.
Lichterfield shtoi se virusi ishte eliminuar plotësisht nga sistemi imunitar i pacientes dhe më parë besohej se ky lloj i pacientëve nuk ekzistonin fare.
“Tani jemi në gjendje t'i identifikojmë këta pacientë dhe të mësojmë prej tyre, në mënyrë që të kuptojmë se si është i mundur një rezultat kaq fantastik,” shtoi ai.
Kliko për burimin e lajmit këtu.
Ardit Ramadani është magjistër i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Ai është autor dhe redaktor i disa hulumtimeve. Më herët, ka punuar si verifikues i fakteve në Vërtetmatës.mk dhe Crithink.mk, si gazetar në ‘Portalb.mk’ dhe në Televizionin Kombëtar ‘Alsat M’. Aktualisht, Arditi është kryeredaktor përgjegjës në portalin ‘Mollekuqja.mk’ dhe udhëheqës i hulumtimit në Forumin për Ndryshime në Arsim. Arditi është bashkë-themelues në të dy këto organizata.
TË NDRYSHME
Statistika: Gratë në MV s'e marrin hisen që ju takon, tradita më e fuqishme s...
Ardit Ramadani
09/10/2023
20 vjeçari nga Tetova sulmoi seksualisht një vajzë të mitur, policia e arrestoi
Fisnik Xhelili
13/04/2023
Mbi 350 thirrje për ndihmë në muaj nga viktimat e dhunës në familje, ky është...
Fisnik Xhelili
14/04/2023
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia