foto-(28)-1684349267.png

15 muaj burg për anesteziologun nga Tetova që incizoi pacientet gra në Tik-Tok

MARRE

May 17th, 2023

Anesteziologu Valton Dervishi (43) i cili muajin e kaluar incizoi dhe shpërndau video drejtpërdrejtë në rrjetin social Tik-Tok nga reparti i Gjinekologjisë në Spitalin e Tetovës, ku shiheshin gra dhe stafi tjetër mjekësor, sot u dënua nga Gjykata Themelore e Tetovës me 1 vit e 3 muaj burg.

Dervishi u shpall fajtor për kryerje të dy veprave penale, edhe atë “Punë e pandërgjegjshme në shërbim" dhe “Incizim i paautorizuar”.

Anesteziologu para gjykatës deklaroi se e pranon veprën e kryer dhe për të njëjtën kërkoi falje.

“I pranoj veprat penale dhe pendohem për atë që kam bërë. Nuk e kam bërë me tendencë dhe për ndonjë përfitim”, tha Dervishi.

Përndryshe, pas këtij rasti anesteziologu u përjashtua nga puna, ndërsa Oda e Mjekëve ia mori licencën për shtatë vjet.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia