October 13th, 2024
Alpinistja Uta Ibraimi nga Kosova theu edhe një rekord, ajo ngjiti edhe një nga majat më të larta të botës.
Utës i ka ngelur edhe një maje për të ngjitur të gjitha 14 majat më të larta të Botës.
Ishte mëngjesi i 9 tetorit kur bashkë me ekipin ajo arriti në Majën Shisha Pangma (8027 metra).
“Ëndrra për t’i përfunduar 14 majat e Botës gati po bëhet realitet. 13 përfunduan, edhe një na ka mbetur për të bërë histori në të gjithë Ballkanin”, tha Uta.
Ajo tha se edhe pse Kosova është e vogël dhe Gjilani nuk ka kodra, janë duke bërë histori në alpinizëm.
Përndryshe, në vitin 2017 Uta Ibraimi u bë gruaja e parë shqiptare e cila pushtoi majën më të lartë të globit, Everestin.
Edhe pse shkeli majën më të lartë të botës Uta nuk ndaloi ëndrrat edhe punën për të vazhduar të thyej paragjykime dhe tabu shoqërore.
Për rrugëtimin e saj në këtë fushë, Uta më herët ka folur edhe për Mollëkuqja, intervistën e saj mund ta lexoni këtu: Alpinistja Uta Ibraimi: Komentet e llojllojshme më kanë bërë më të fortë
Tags:
alpinizëm
Fisnik Xhelili është zëvendëskryeredaktor në "Portalb.mk". Ai ka diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar, ndërsa aktualisht vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".
TË NDRYSHME
Tina Abdulla: Më vjen mirë që nuk jam rritur në një mentalitet që kufizon vaj...
Blerim Salihi
30/03/2022
Hapi librarinë e parë për shqiptarët e diasporës, 'Mollëkuqja' bisedoi me Lir...
Era Gjakova
23/01/2024
17 vite shofere autobusi, Shaqiri: Nuk ka punë për gra dhe punë për burra
Ardit Ramadani
05/09/2021
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia