August 10th, 2024
Pas një dy javësh të mbushura me polemika gjinore, Imane Khelif u bë fituese e medaljes së artë olimpike për herë të parë pasi mundi kampionen e botës Yang Liu të Kinës në kategorinë 66 kg për vajza me vendim unanim.
25 vjeçarja Khelif është fituesja e parë e medaljes olimpike të Algjerisë në boksin e vajzave.
"Është ëndrra ime. Jam shumë e lumtur. Është fantastike, e mahnitshme. Tetë vjet punë, pa gjumë. Jam shumë e lumtur për paraqitjen time. Unë jam një grua e fortë", tha Khelif.
Imane Khelif së bashku me Lin Yu-ting e cila lufton në finalen e 57 kilogramëve të shtunën, i është nënshtruar një mosmarrëveshjeje për “përshtatshmërinë gjinore” pas ndalimit të tyre për të marrë pjesë në kampionatin botëror të boksit 2023 pasi të dyja dështuan në një test të përshtatshmërisë gjinore të administruar nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA).
Përpara këtyre ngjarjeve, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) mori vendimin për t'i hequr IBA-s nga njohja si organ drejtues i boksit dhe për ta përjashtuar atë nga Lojërat Olimpike për një sërë çështjesh, duke përfshirë korrupsionin, transparencën financiare dhe qeverisjen.
Foto: Fabio Bozzani / Anadolu via Getty Images
Fisnik Xhelili është zëvendëskryeredaktor në "Portalb.mk". Ai ka diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar, ndërsa aktualisht vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".
TË NDRYSHME
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia