March 15th, 2023
Një paciente nga Tetova me masektomi të dyfishtë kërkon përgjegjësi nga mjekët e Klinikës së Onkologjisë dhe Radioterapisë të cilët sugjeruan operim urgjent për shkak të dyshimit për kancer.
“Kam një lajm të mirë dhe një lajm të keq për ju. Lajmi i mirë është se nuk do të duhet t'i nënshtroheni kimioterapisë. Dhe e keqja është se ne nuk duhej t'ju hiqnim gjoksin. Nuk kishe kancer fare”.
Këto fjali të frikshme, 56-vjeçarja S.S. nga Tetova i ka dëgjuar nga një mjek në një spital privat në Shkup në vitin 2018. Nga atëherë, jeta e kësaj gruaje ka ndryshuar tërësisht ndërsa shëndeti i saj psikik është përkeqësuar shumë.
Ajo tash kërkon përgjegjësi nga personat që kanë shkaktuar këtë.
“Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për heqjen e gjoksit tim për shkak të një diagnoze të rreme të kancerit. Më thanë se duhej të bëja një operacion urgjent dhe kur u kthyen rezultatet e histopatologjisë pas operacionit, në indin e gjirit të hequr, kishte mastit, jo kancer” kishte deklaruar S.S.
S.S. është nënë dhe grua.
Burimi dhe artikulli i plotë: Sloboden Pecat.
Ardit Ramadani është magjistër i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Ai është autor dhe redaktor i disa hulumtimeve. Më herët, ka punuar si verifikues i fakteve në Vërtetmatës.mk dhe Crithink.mk, si gazetar në ‘Portalb.mk’ dhe në Televizionin Kombëtar ‘Alsat M’. Aktualisht, Arditi është kryeredaktor përgjegjës në portalin ‘Mollekuqja.mk’ dhe udhëheqës i hulumtimit në Forumin për Ndryshime në Arsim. Arditi është bashkë-themelues në të dy këto organizata.
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia