pink-minimalist-gynecologist-logo---2024-03-20t161142.551.png

Nuk ka barazi për gratë në punë në asnjë shtet të botës, zbulon një studim i Bankës Botërore

N'THELB

March 20th, 2024

Hendeku gjinor në botë është shumë më i madh se sa që është menduar më herët, teksa një raport i përvjetshëm i Bankës Botërore fut në konsideratë për herë të parë kujdesin për fëmijë dhe problemet e sigurisë.

Asnjë shtet në botë nuk i jep grave të njëjtat mundësi si burrave në tregun e punës, sipas raportit të ri të Bankës Botërore, i cili zbuloi se hendeku gjinor në botë është shumë më i gjerë se sa është menduar paraprakisht.

Sipas raportit, zvogëlimi i këtij hendeku gjinor do të rriste prodhimet vendore bruto për më shumë se 20% në nivelin global.

Për herë të parë, Banka Botërore hulumtoi ndikimin e kujdesit për fëmijë dhe rregullat për siguri në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës në 190 shtete. Hulumtimi zbuloi se kur llogariten këto dy faktorë, gratë (mesatarisht) gëzojnë vetëm 64% të mbrojtjes ligjore që kanë burrat, shifër që është dukshëm më ulët se 77% që është llogaritur dhe menduar nga hulumtimet e më hershme.

Autorja e raportit, Tea Trumbic, tha se kujdesi për fëmijët dhe problemet e sigurisë kanë ndikim të veçantë në aftësinë e grave për të punuar. Dhuna mund të jetë një faktor që fizikisht do i ndalonte ato për të shkuar në punë ndërsa çmimi i kujdesit për fëmijë mund që gjithashtu të ndikojë si ndalesë.

Edicioni i 10-të i raportit mbi 'Gratë, Biznesin dhe Ligjin', i publikuar të hënën e 4 marsit, për herë të parë gjithashtu shqyrtoi dallimin ndërmjet ligjeve dhe praktikave që vendosen për implementimin e tyre. Kështu u zbulua se shtetet, më saktësisht, kishin të vendosura më pak se 40% të sistemeve të nevojshme për implementimin e terësishëm të ligjeve.

Ndërsa 95 shtete kanë në fuqi ligje për paga të barabartë, vetëm 35 kanë në fuqi masa që ndikojnë në zvogëlimin e hendekut (gjinor) në paga. Në nivelin global, gratë janë paguar me 77 cent në punë për të cilën meshkujt paguhen 1 dollar.

Shumë shtete afrikane (të rajonit nën Saharanë) kanë shijuar zhvillim të shpejtë sa i përket reformave të ligjeve gjatë viteve të fundit, sipas studimit, mirëpo, te këto shtete ka dallim të madh ndërmjet legjislacionit në letër dhe implementimit të tij në praktikë.

Togoja kishte numrin më të lartë të ligjeve në rajonin e nen-Sahares së Afrikës, që në letër ju ka dhënë grave 77% të të drejtave ligjore që posedojnë burrat, mirëpo në realitet, Togoja ka strukturat për të implementuar vetëm një çerek të këtyre ligjeve.

"Kemi parë mund për reforma të vazhdueshme nga disa shtete afrikane … këtë vit, raporti nenvizon Togon dhe Sierra Leonen që patën ndryshime të mëdha këto 3-4 vite", tha Tumbrik "por ka mungesë të madhe të suazave ndihmëse. Kjo thekson se pse hapësira në implementim të ligjeve është ende më e madhe në shtetet që kanë fuqizuar reforma kohëve të fundit, pasi ato kanë rritur standardet e ligjeve të tyre mirëpo nuk kanë mekanizma ndihmëse për ti implementuar ato."

Adresimi i hendekut gjinor do të rezultonte menjëherë në rritje prej 1% të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës. Raporti tha se as gjysma e shteteve nuk kishin ndihma financiare ose lehtësime tatimore për prindër të fëmijëve të vegjël dhe se më pak se 1/3 e tyre kishin standarde cilësie që sigurojnë prindin për sigurinë e fëmijës.

81 shtete, nuk kalkulohen periudhat e mungesës nga puna shkaku i kujdesit për fëmijë gjatë llogaritjes së pensionit të grave.

Raporti tha se përderisa 151 shtete kishin ligje kundër ngacmimit seksual në vend të punës, vetëm 40 kishin ligje që mbulojnë abuzimin në vende publike ose në transport publik që do të thotë se gratë nuk mbrohen gjatë rrugetimit të tyre për në punë.

"Anë e mbanë botës, ligjet dhe praktikat diskriminuese nuk lejojnë që gratë të punojnë ose fillojnë biznese në mënyrë të barabartë me burrat," tha Indermit Gill, shefi ekonomik i Grupit të Bankës Botërore.

Artikullin origjinal të "The Guardian" e gjeni duke klikuar këtu.

Përkthim

Përkthim

Ky artikull është përkthyer për nevojat e portalit www.mollekuqja.mk nga Vesa Sherifi, ajo është studente e mjekësisë dhe alumna e programit 'YES' të Departamentit Amerikan të Shtetit. Aktualisht, e angazhuar në Forumin për Ndryshime në Arsim dhe Qendrën për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia