new-post-(1440--550-px)-2.png

Gratë të vetëdijshme për dhunën ekonomike, më vështirë njihet sepse është e mbuluar me deklarata dashurie

N'THELB

April 28th, 2023

Çdoherë kur flitet për dhunën e bazuar gjinore dhe familjare pavetëdijësisht imponohen dhuna fizike dhe psikologjike, ndërsa anashkalohet dhuna ekonomike si një nga format e dhunës. Dhuna ekonomike gjerësisht mund të definohet si kontroll mbi disponimin me mjetet financiare dhe vendimmarrje lidhur me resurset e përbashkëta. Kontrolli mund t'i dedikohet edhe qasjes së viktimës deri në arsim, shërbime shëndetësore, punësim, shpenzime dhe nevoja të përditshme, raporton MIA.

Sipas të dhënave nga hulumtimi "Dhuna ekonomike si formë e dhunës së bazuar gjinore dhe familjare" të publikuar në dhjetor të vitit të kaluar nga ekipi i "Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare", 30 për qind e grave të anketuara konsiderojnë se kanë qenë viktimë e dhunës ekonomike, ndërsa vetëm 9,4 për qind i kanë denoncuar rastet e këtilla në stacion policor ose qendër për punë sociale. Sipas të dhënave nga hulumtimi të marra nga Qendra për punë sociale e Qytetit të Shkupit, janë evidentuar vetëm katër raste të dhunës ekonomike.

Mirjana Jovanovska Stojanovska, psikologe dhe psikoterapeute thotë se dhuna ekonomike më vështirë njihet për shkak se, siç thekson, shpesh është e mbuluar me deklarata dashurie dhe kujdesi të tipit "Unë kujdesem per ty, unë sakrifikohem për ty", "Ti asgjë nuk duhet të bësh, unë të dua që të kem mbretëreshë". Ajo potencon se gruaja e pranon gjithë këtë si mbrojtje dhe me kalimin e kohës bëhet një skllave e kontrolluar.

Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhunës familjare, që u miratua nga Kuvendi në janar të vitit 2021 dhe hyri në fuqi në maj në po të njëjtin vit, për herë të parë e definon dhunën ekonomike si veprim i kufizimit ose pengimit në disponimin me të ardhura personale dhe mjete financiare për mirëmbajtje të amvisërisë së përbashkët dhe për përkujdes të fëmijës me ç'rast shkaktohet varshmëri ekonomike e viktimës.

Gratë të vetëdijshme për dhunën ekonomike, të punësuarit në QPS-të njohin vetëm një lloj

Hulumtimi që e bëri "Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare" tregoi se 30 për qind e grave të anketuara konsiderojnë se kanë qenë viktimë e dhunës ekonomike, ndërsa vetëm 9,4 për qind i kanë denoncuar rastet e këtilla në stacion policor ose në qendër për punë sociale. Si lloje të dhunës ekonomike të cilat i kanë përjetuar, të anketuarat i kanë përmendur pagesën e borxheve të huaja, kontrollin në shpenzimin e të hollave dhe disponimin me mjete financiare.

Autorja e hulumtimit, Tona Karova për MIA-n theksoi se rezultatet nga hulumtimi vërejnë në atë se në një masë të madhe llojet e ndryshme të dhunës ekonomike njihen, gjegjësisht përqindje më e madhe 82,9 për qind e njohin disponimin me të ardhura personale dhe financa të kufizuara nga ana e partnerit ose ndonjë anëtari të familjes si dhunë ekonomike, 84,3 për qind e theksojnë përjashtimin nga marrja e vendimeve financiare, 82,9 për qind e të anketuarave thonë se kërkojnë leje për shfrytëzim të financave për nevoja personale (blerje, shërbime kozmetike, nevoja të dedikuara asaj), 78,6 për qind kanë deklaruar se janë të penguara dhe të kufizuara gjatë zgjedhjes së punësimit dhe mundësisë për përfitim, ndërsa 71,4 për qind janë të kufizuara me buxhetin për mirëmbajtje të amvisërisë dhe kujdesit ndaj fëmijës.

Perceptimi i të anketuarave është se gratë dhe burrat nuk janë të barabartë gjatë trashëgimisë. Sipas të dhënave nga pyetësori onlajn, 60 për qind e grave mendojnë se gratë nuk trashëgojnë njëjtë me burrat. Në mënyrë plotësuese, 41,4 për qind konsiderojnë se gratë në bashkësi bashkëshortore nuk kanë të drejta të njëjta pronësore si edhe partnerët e tyre, edhe pse formalisht juridikisht në mënyrë të padiskutueshme kanë. 

Nga miratimi i Ligjit të ri për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhunës familjare, sipas të dhënave nga hulumtimit të marra nga Qendra për punë sociale e Qytetit të Shkupit, janë evidentuar vetëm katër raste të dhunës ekonomike.

"Nga ekspertiza e realizuar si konkluzion kryesor mund të nxirret se Qendra për punë sociale njeh vetëm një lloj të dhunës ekonomike edhe atë shlyerje të shpenzimeve komunale dhe shpenzimeve për amvisërinë, ndërsa posaçërisht duke e pasur parasysh numrin e vogël të rasteve të cilët janë regjistruar në Qendrën për punë sociale. Posaçërisht shqetësues është fakti që aspak nuk janë evidentuar raste të dhunës ekonomike në dhe midis marrëdhënieve partnerësh, posaçërisht nëse jemi të vetëdijshëm për vlerat, stereotipet dhe mënyrën e të jetuarit në shoqërinë tonë", thotë Karova.

Sipas të dhënave statistikore nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2021 janë regjistruar 101 denoncime për dhunë ekonomike. Nga atje nuk kanë të dhëna për vitin 2022.

"Sipas të dhënave nga Qendra për punë sociale në vitin 2019 ka pasur 41 denoncime, në vitin 2020 ka pasur 24 denoncime, ndërsa në vitin 2021 ka pasur 36 denoncime", thonë nga MPPS.

Të dhënat statistikore të marra nga Ministria e Punëve të Brendshme, madje, tregojnë se për dy vite e gjysmë, gjegjësisht në periudhën nga viti 2019 deri në qershor të 2022, janë regjistruar gjithsej 305 raste të dhunës ekonomike. Nga MPB-ja në përgjigje theksojnë se nuk disponojnë me të dhëna për numrin e viktimave dhe autorëve të dhunës ekonomike sipas strukturës gjinore.

"Në vitin 2019 janë parashtruar 82 denoncime për dhunë ekonomike. Në vitin 2020 - 55 denoncime. Në vitin 2021 janë dorëzuar 91 denoncime, ndërsa në periudhën nga janari deri në qershor të vitit 2022 janë parashtruar 77 denoncime", thonë nga MPB.

Dhuna ekonomike më vështirë njihet sepse është e mbuluar me deklarata dashurie

Mirjana Jovanovska Stojanovska, psikologe dhe psikoterapeute thotë se dhuna ekonomike më vështirë njihet sepse, siç potencon, shpesh është e mbuluar me deklarata dashurie të tipit "Unë kujdesem per ty, unë sakrifikohem për ty", "Ti asgjë nuk duhet të bësh, unë të dua që të kem mbretëreshë", "Ti je grua dhe do të qëndrosh në shtëpi që fëmijët t'i rrisësh", "Unë jam burrë e më shumë se ti fitoj dhe mua do të mi japësh të holla dhe unë  do të menaxhoj për të mirën e të gjithëve", "Shumë po harxhon, budallalëqe blen, ti nuk e di se si të mbash llogari për të hollat", "Nëse të duhet diçka, do të më thuash dhe unë do ta shoh se nëse me të vërtetë të duhet, unë do të blej nëse duhet'.

 Ajo potencon se gruaja e pranon gjithë këtë si mbrojtje dhe me kalimin e kohës bëhet një skllave e kontrolluar.

"E gjithë kjo është vështirë të dëshmohet. Dhuna e këtillë ekonomike zgjat me vite dhe shpesh viktima as që e njeh që të reagojë dhe të ndryshojë diçka. Shpesh është e kombinuar me dhunë fizike dhe seksuale. Pasojat për nga shëndeti fizik janë të dukshme - zhgënjim, mpirje emocionesh, simptoma psikosomatike, probleme me zemrën, shtyllën kurrizore, dhëmbët, presionin e gjakut, ndryshimet në sjellje, shpesh ka një shmangie të gjithçkaje që mund të jetë kundër kësaj mënyre të jetesës", thotë Jovanovska Stojanovska.

Sipas Natasha Dimeskës, shefe e Kabinetit të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, themeli i dhunës ekonomike dhe pasigurisë së grave vetë më vete, bazohet në mendimet tradicionale për dallimin në fuqinë midis burrit dhe gruas.

Ajo deklaron se sado që të ndjehemi dhe definojmë veten si feministe, nuk mundet, e të mos i vërejmë këto gjëra në një pjesë të mendimit ose sjelljes sonë.

"Paramendoni se sa kjo është e shfaqur dhe më e zëshme tek gratë të cilat janë viktimë të dhunës, tek gratë të cilat vite nga jeta e tyre kanë kaluar në dhunë, në sugjerime psikologjike se sa ato janë të paafta dhe të pavlefshme dhe se sa ato nuk kanë çfarë t'i ofrojnë botës. Paramendoni se sa problem e kemi të ndërtojmë servise, me mbështetje të organizatave civile, kur para vetes kemi gra të cilat tërësisht janë të shkyçura nga mjediset e tyre shoqërore, të cilat pothuajse edhe të mos kenë kontakt me rrethinën e tyre, ndërsa imazhi i tyre për veten është shkatërruar prej kohësh", thotë Dimeska.

MPPS grave viktima u ofron masa - masë më e popullarizuar kredi për hapje të biznesit personal

Dimeska informon se në Planin operativ për punësim, masë më e popullarizuar është kredi për vetëpunësim - hapje të biznesit personal, por edhe një pjesë e trajnimeve për rikualifikim. Ajo thekson se në vitin 2021 dhe 2022 pothuajse 10 mijë gra kanë përfituar nga këto masa, gjegjësisht 3.756 gra kanë hapur biznes personal, ndërsa të tjerat i kanë shfrytëzuar mundësinë për rikualifikime. 

"Edhe krahas mënyrave dhe bindjeve tradicionale, martesat e të miturve dhe të gjithë pengesat tjera përcjellëse me të cilat ballafaqohen gratë, ne duhet t'i bindim se ato munden të jenë të pavarura ekonomikisht dhe se ato i nevojiten tregut të punës. Në vitin 2023, pjesë e Planit operativ janë edhe IT trajnimet për të cilat ka interesim më të madh nga ana e grave. Sepse, këtë vit në pjesën e IT trajnimeve dhe rikualifikimit shtojmë mjete shtesë që të rritet përfshirja, për shkak se qëllimi nuk është që gratë vetëm t'i plasojmë në tregun e punës, por t'I përforcojmë dhe të kenë të ardhura dinjitoze të cilat nuk do t'i lejojnë që në asnjë moment të kenë mëdyshje dhe të kthehen tek dhunuesi", thotë ajo.

Potencon se sivjet planifikohet që edhe mentorët profesional, gjegjësisht ata të cilët do t'u ndihmonin grave në vendin e punës që të përfshihen si pjesë e masave të MPPS-së për këtë problematikë.

"Mentorimi social është diçka që ne kemi konkluduar se u është shumë i nebojshëm grave, sepse nuk është vetëm hyrja në tregun e punës, por edhe qëndrimi në të njëjtin. Duam të kemi mentorë të specializuar social të cilët e njohin kategorinë, dinë saktë t'i lidhin me punëdhënësin, por edhe ta heqin frikën tek sektori privat se në qoftë se punësojnë një grua e cila është viktimë e dhunës familjare, do të kenë problem me dhunuesin", thotë Dimeska.

Thekson se MPPS punon në hapjen e një numri sa më të madh të kopshteve për fëmijë, sepse, siç thotë, nënave vetëushqyese duhet t'u jenë qasëse kopshtet.

Ekzistojnë më shumë lloje të dhunës ekonomike

Ekzistojnë lloje të ndryshme të dhunës ekonomike ndaj grave: forma publiko-shoqërore, kontrolli në qasjen deri te mjetet financiare, shërbime dhe nevoja personale, kufizim të mënyrës së përdorimit të mjeteve financiare dhe gjëra që i posedon viktima dhe shfrytëzim të gjendjes ekonomike të viktimës.

Si forma publiko-shoqërore të dhunës ekonomike mund të humërohen: kompensim jo i barabartë për punë me vlerë të njëjtë midis grave dhe burrave; kanosje dhe praktika diskriminuese lidhur me trashëgiminë, të drejta pronësore, shfrytëzimi i pronës së përbashkët.

Kontrolli në qasjen deri te financat, shërbime dhe nevoja personale përfshihen: kufizimi dhe parandalimi i qasjes deri te punësimi ose ndryshim i punës, si dhe kufizim në orarin e punës; kufizim dhe parandalim në qasjen deri në arsim, shërbime shëndetësore dhe shërbime të tjera; kufizim gjatë plotësimit të nevojave personale (blerje, shërbime kozmetike, nevoja të dedikuara personalisht për të) dhe kufizim dhe parandalim në qasjen deri në kredi, llogari ose kartelë bankare.

Kufizimi i mënyrës së përdorimit të mjeteve financiare dhe gjërave që i posedon viktima përfshin: kufizim, marrje dhe disponim me të ardhurat dhe/ose kursimin e viktimës ose kursim të fëmijlve; kontroll kur dhe se si shpenzohen mjetet financiare (dhunuesi përcakton se çfarë mund të blej viktima, e obligon të kërkojë leje për shpenzim zë financave dhe ta arsyetojë çdo shpenzim), kontroll të gjendjes financiare të viktimës (kontrollim të llogarisë/kartelave të viktimës; dhunuesi e detyron viktimën të kërkojë të holla ose të sigurojë mjete financiareme ç'rast mund ta fusë në borxhe viktimës dhe ta përkeqësojë gjendjen e saj financiare); insiston në atë se të githë mjetet financiare (kursime, pronë të patundshme, automobil dhe të ngjashme) që të jenë në emër të dhunuesit; ruajtje të informatave financiare nl fshehtësi, gjegjësisht përjashtim nga marrja e vendimeve financiare të viktimës.

Fatime Fazliji

Fatime Fazliji

Fatime Fazliji ka kryer studimet e gazetarisë në Universitetin e Tetovës. Ajo rreth 12 vite ka punuar në Agjencinë Informatike Mediatike - MIA si përkthyese e lajmeve nga gjuha maqedonase në atë shqipe dhe anasjelltas. Tani rreth katër vite punon si gazetare terreni në MIA, ku mbulon tema sociale dhe të politikës së brendshme.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia