Safety-(16).png

Nëntë vitë pre e dhunës familjare, nëna e dy fëmijëve flet për „Mollëkuqja"

DORA VETË

July 21st, 2022

P.J 30 vjeç, nënë e dy fëmijëve për 9 vite ka përjetuar dhunë fizike dhe psiqike nga bashkëshorti i saj dhe familja e tij. Ata kanë ushtruar dhunë ndaj saj edhe kur ajo ishte shtatzënë, por edhe pas lindjes së fëmijëve, duke bërë  që tashmë pre e dhunës dhe traumës të ishin edhe dy fëmijët e saj. P.J për „Mollëkuqja” tregon se si nisi makthi që i mori plot 9 vite nga jeta e saj.

“Unë jam një fëmijë pa kujdes prindëror dhe jam rritur në një shtëpi për fëmijë pa prindër. Burrin e kam njohur në punë ku isha punësuar si në mirëmbajtje. Ne ishim në një lidhje për një kohë dhe unë mbeta shtatzënë. Edhe kur isha shtatzënë, ai filloi të më dhunonte fizikisht, të më shante, të më shkelmonte, sidomos kur ishte i dehur. Pastaj shkuam të jetonim në vendin e tij me prindërit e tij. Aty vazhduan ngacmimet dhe poshtërimi. Jo vetëm nga burri, por edhe  nga vjehrri, vjehrra dhe kunati. Lindi një fëmijë i dytë, por dhuna nuk u ndal. Në fillim heshtja dhe e dija që nuk kisha kush të më ndihmonte, nuk kisha prindër dhe të afërm. Në fund pati kërcënime me vdekje, më tha të përgatis një sënduk për ty”- tha P.J, e cila deshi të qëndrojë anonime.

Dhuna ishte manifestohej në të gjitha format dhe gjatë gjithë kohës.
“Fizikisht, mendërisht, seksualisht dhe ekonomikisht. Më rrahu, më detyronte të bëja seks, më keqtrajtonte, më poshtëronte, më godiste, më shante, më hodhi ushqim në fytyrë, më pështynte, nuk më jepte para dhe nuk mund të bëja asgjë sepse nuk më lejonte të punoja sepse ishte xheloz dhe e gjithë kjo ndodhte më së shumti në sy të fëmijëve”- thotë P.J ndërsa rikujton ato momente të tmerrshme nga jeta e saj.

Pa të afërm dhe pa të ardhura, ajo për shumë vite nuk shihte zgjidhje tjetër, përpos t’i dorëzohej vuajtjes së saj, deri sa për një moment mblodhi guximin dhe vendosi  se do të krijonte një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e saj.

“E vendosa, jam e re, kam fëmijë të bukur dhe dua të jetoj dhe ika në Shkup Vendosa të ikja me fëmijën e madh në Shkup. Nuk kisha dokumente të rregullta dhe pa para. Në Shkup më ndihmoi Qendra për Punë Sociale -Shkup dhe fillimisht u akomodova në fshatin Çiçino. Më pas raportova dhunën dhe më vendosën në një strehë. Tani po marr ndihmë nga një organizatë civile dhe po nis procedurat e divorcit edhe për fëmijët”-sqaron nëna e dy fëmijëve.

Ajo thotë se do të jetë gjithmonë mirënjohëse ndaj punonjësve social, policisë, dhe organizatës qytetarë sepse si thotë i kanë dhënë shumë mbështetje.

Të mirë dhe profesional dhe u jam shumë mirënjohës, kam marrë mbrojtje edhe nga policia edhe nga shërbimet sociale, e mbi të gjitha mbështetje nga organizata qytetare që ende më ndihmon

P.J

ÇDO E DYTA GRUA PËRJETON NË NDONJËFARË FORME DHUNË


Ana Avramoska, nga Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje thotë se rastet që kërkojnë ndihmë edhe prej tyre janë të shpeshta. Në të shumtën e rasteve thotë ajo, pre e dhunës janë gratë, ndërsa dhunën e ushtron partneri i tyre.

Screenshot-2022-07-21-at-11.31.34.png

Rastet e dhunës në familje fatkeqësisht janë mjaft të zakonshme. Çdo grua e dytë përballet me një formë të dhunës në familje. Pra, raportet që arrijnë deri te institucionet kompetente nuk i referohen më vetëm dhunës fizike, por edhe dhunës psikologjike, ekonomike, seksuale e të tjera. Shumica e raporteve i referohen dhunës së kryer nga burrat ndaj grave që ishin në një marrëdhënie të ngushtë emocionale

Ana Avramoska, Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje.

VITET E FUNDIT GUXIMI PËR RAPORTIM TË DHUNËS ËSHTË RRITUR

Ajo thotë së shifrat për dhunë në familje janë gjithmonë të larta, por dallimi në krahasim me vitet e kaluara është se tek viktimat është rritur ndërgjegjësimi për raportim të dhunës në institucionet kompetente.

“Megjithatë, mesatarja jonë kombëtare e rasteve të raportuara, e cila sipas hulumtimit të fundit të OSBE-së për mirëqenien e grave në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 2%, është shumë më e ulët se mesatarja evropiane, e cila është 14%. Sipas këtyre përqindjeve, ende kemi një numër të madh të rasteve të dhunës të paraportuara pas të cilave institucionet kompetente nuk mund të iniciojnë aktivitete për mbrojtjen e viktimave. Më duhet të pranoj se ndërgjegjësimi i grave për raportimin e dhunës po rritet. Sigurisht që duhet edhe guxim për të raportuar dhunën. Tashmë, ajo që trajtohej si një 'situatë normale dhe e justifikuar' në shtëpi, po zvogëlohet dhe po zhduket dalëngadalë, duke rezultuar në një nivel më të lartë të raportimeve të dhunës në familje. Duhet theksuar gjithashtu se gratë që jetojnë në zonat urbane raportojnë më shumë se ato që jetojnë në zonat rurale.”- shpjegon Avramoska.

TË KËNAQUR NGA LIGJET, POR JO NGA ZBATIMI I TYRE

Rregullative ligjore është e mirë, por zbatimi i saj nuk është në nivelin e duhur. Personat zyrtarë që merren me trajtimin e çështjeve të tilla duhet t’u nënshtrohen trajnimeve. Sipas Avramoskes, në vendin tonë nevojitet  një sistem unifikimi në trajtimin, koordinimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë të institucioneve për të mbrojtur dhe parandaluar dhunën ndaj grave në të ardhmen.

“Ligji i ri për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje është miratuar dhe është harmonizuar me frymën e Konventës së Stambollit. Megjithatë, zbatimi i ligjit është vërtet i vështirë, për shkak të sensibilizimit dhe familjarizimit të pamjaftueshëm të zyrtarëve, të cilët kanë për detyrë të udhëhiqen nga parimi i kujdesit të duhur dhe të veprojnë siç parashikon ligji. Për shkak të kësaj, rruga drejt mbrojtjes nga dhuna, e cila de jure është e lehtë dhe e qasshme, është de fakto e mbushur me pengesa. Është e nevojshme të punohet në përmirësimin e tyre dhe njohjen e tyre me specifikat e këtij problemi duke kryer trajnime bazë për të gjithë profesionistët që punojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, qendrat e punës sociale, punonjësit shëndetësorë, mësuesit, psikologët, personat e punësuar në institucionet arsimore si dhe në profesionistët nga njësitë e vetëqeverisjes lokale.”- thotë Ana Avramoska, Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje.

TË DHËNAT E MPB-SË PËR DHUNËN NË FAMILJE NË RMV, KA RRITJE TË RASTEVE

• 2018-Numri total i viktimave të identifikuara  919, nga të cilat: 665 gra, 104 fëmijë dhe 140 burra

• Lloji i dhunës: fizike-495, psikologjike-863, ekonomike-17 dhe seksuale 13

• 2019-Numri total i viktimave të reja të regjistruara 1554 nga të cilat: 1134 gra, 173 fëmijë dhe 247 burra

• Lloji i dhunës: fizike-787, psikologjike-1275, ekonomike-41 dhe seksuale 11

• 2020-Numri total i viktimave të reja të regjistruara 1531 nga të cilat: 1161 gra, 121 fëmijë dhe 249 burra

• Lloji i dhunës: fizike-779, psikologjike-1045, ekonomike-24 dhe seksuale 5 

• 2021-Numri total i viktimave të reja të regjistruara 1608 nga të cilat: 1119 gra, 215 fëmijë dhe 274 burra

• Lloji i dhunës: fizike-833, psikologjike-1234, ekonomike-36 dhe seksuale 16
Ndryshe, përkundër shifrave të lartëpërmendura rajoni i Pollogut është i vetmi rajon nga tetë rajonet planore të RMV-së në të cilin nuk ka strehimore për gratë të cilat janë viktima të dhunës në familje. Përkundër faktit që nevoja për strehimore është e madhe, institucionet nuk e kanë vendosur në listën e tyre prioritare këtë.

Evi Shkopi

Evi Shkopi

Evi Shkopi është juriste e diplomuar në Universitetin e Tetovës. Ajo ushtron profesionin e gazetarisë tashmë 11 vite, kurse aktualisht punon si gazetare dhe prezantuese në edicionin informativ në Klan Maqedoni. Evi raporton kryesisht mbi problematikat në arsim, shëndetësi, ekologji, tema sociale dhe ngjarje tjera aktuale.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia