July 5th, 2022
Daniela Kortoçi është një autore dhe aktiviste nga Shqipëria të cilën kisha mundësinë ta takoja gjatë konferencës “Balkan Voices”. Pasioni dhe përkushtimi i saj më ngelën në mendje muaj pas takimit. Ajo më bëri të kuptoja se sa e rëndësishme është që secili të gjejë mënyrën e tij për të ndihmuar komunitetin e vet. Çka ishte edhe më interesante në këtë fillimi miqësie, ishte ngjajshmëria jonë për të definuar mënyra për të ndihmuar krijimtarinë e grave, teorinë feministe dhe për të krijuar një kulturë solidariteti. Gjatë bisedave tona krahasuam eksperiencat dhe ndamë mënyra dhe truqet për atë se si të trajtojmë mungesën e përfaqësimit dhe hapësirave publike për literaturën e grave dhe zërin e tyre. Fillimisht, më lejoni të ua prezantoj Daniela Kortoçin: ajo ka shkruar dy koleksione poezish dhe ka lançuar për audiencën e re një iniciativë online për të bërë bashkë literaturën feministe me autoret gra shqiptare.
Daniela kohët e fundit është më e pranishme në blogun e saj personal themoonisawoman. Pasioni i saj më i madh është të motivojë vajzat dhe gratë që përballen me paragjykimet gjinore të gjejnë forcën brenda për të arritur potencialin e tyre të plotë. Ajo është diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi dhe aktualisht është duke ndjekur studimet për një diplomë të dytë në temën “Restaurimi i Monumenteve të Kulturës”, ndërkohë që punon edhe për Projektin EU4Culture: Restaurimi i Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë në përgjigje të Tërmetit në Shqipëri 2019. Prej dy vitesh është gjithashtu Ambasadore e Re Evropiane në Ballkanin Perëndimor dhe Koordinatore e Rrjetit YEA për Shqipërinë.
Daniela ka filluar një klub libri me vajzat e gjimnazit “Asim Vokshi” në Tropojë të Shqipërisë. Me ndihmën e motrës së saj e cila është dizajnere mode ajo krijoji disa bluza me vargjet e saj, me shitjen e të cilave blenë 50 libra dhe i dhuruan në gjimnazin ku ato vetë kanë qenë nxënëse.
“Dashuria për librin lidhet shumë me mënyrën sesi unë dhe motra ime jemi rritur. Mami prind i vetëm, vazhdoi studimet e larta si e vetmja rrugë për të na siguruar jetesën. Kështu, ajo përcolli tek ne modelin se si libri dhe dituria janë jetike, dhe se kur vajzat dhe gratë arsimohen mund të jenë të pavarura dhe të sigurojnë të ardhmen e tyre pavarësisht vështirësive”
Daniela Kortoçi
Libri me të cilin Daniela ka nisur klubin e librit ka qenë "Sikur te isha djalë" (i shkruar dekada para këngës së Beyonce) nga një autor shqiptar i quajtur Haki Stërmilli. Ngjarja në libër zhvillohet kryesisht në Tiranën e viteve 1930. Një ditar që dokumenton luftën e protagonistes së re, Dijes për t'u përshtatur me një shoqëri patriarkale shqiptare, e zakonshme në atë kohë.
“Ky titull nuk është më pjesë e Programit të Letërsisë dhe doja që vajzat e reja sot të mos e humbisnin. Pas kësaj, ata zgjodhën "Unë jam Malala" e kështu me radhë. Qëllimi im kryesor ishte të zgjidhja libra që ngacmojnë diskutimet, veçanërisht mbi të drejtën e vajzave për arsimim dhe fuqizim. Unë sugjeroj disa tituj por ato vetë vendosin se çfarë do të zgjedhin çdo muaj”
Daniela Kortoçi
Daniela ka filluar të shkruajë kur ka qenë fëmijë dhe thotë se qeshte më vonë me rimat e saj, por tani që është rritur pak e kupton se sa shumë i ka ndihmuar poezia. Ajo thotë se ka qenë e vështirë të rritej pa praninë e babait dhe të krijojë histori në mendjen e saj se ndoshta ai do të kthehej, dhe shkrimi i ka ndihmuarr të shpreh atë që po ndodhte brenda saj në një moshë kur të rriturit nuk do të flisnin me të për këto tema serioze për jetën. Më pas, shkrimi për dashurinë dhe ndjenjat në një moment kur në një qytet të vogël shpesh të mbushur me mendjengushtësi do të të gjykonin "për kë shkruan ajo në këtë moshë". Falë poezisë ajo pati besimin të shpreh përmes vargjeve të saj ndjenjat e saj dhe të flasë për atë që e shqetësonte. “Tani nuk jam akoma aq e zonja në të folurit publik, sepse jam mësuar të ngre zërin në vargje”, thotë ajo.
Daniela ka gjetur përkrahje të madhe për iniciativën e saj për shitjen e bluzave me paratë e të cilave ka blerë 50 libra.
“E mrekullueshme! Kam gjetur shumë mbështetje në internet. Për të siguruar librat për klubin e librit, përgatita disa korniza me vargjet e mia dhe i shita online. Këtu ndjeva se mbështetja ishte konkrete, jo vetëm pëlqimet dhe shpërndarjet. Shumë vajza dhe gra më ndihmuan për këtë. Vetëm disa javë më parë, unë dhe motra ime finalizuam një projekt i cili fillimisht u frymëzua nga Klubi i Librit. Ajo është e diplomuar për Dizajn Mode andaj krijoi dizajne për vargjet e mia. Kjo fushatë u quajt T's by D's dhe me të ardhurat që kemi mbledhur kemi blerë 50 libra (tituj të rëndësishëm që mungonin) për Bibliotekën e Shkollës së Mesme në vendlindjen tonë”
Daniela Kortoçi
Daniela na tregon se momentalisht po punon në një projekt ku po merr mentorship falë programit “Balkan Voices”. Ajo thotë se do t’i japë më shumë zë rëndësisë së leximit dhe të implementojë një nismë të ngjashme edhe në grupe të tjera rinore në Shqipëri. Gjithashtu, ajo do të ndajë këtë eskperiencë në internet për t’u përpjekur të arrijë më shumë libradashës dhe për t'i lidhur ata me njëri-tjetrin.
Çfarë libra do të ju sugjeronte Daniela për lexim vajzave të reja?
Para së gjithash, unë do t'ju rekomandoja të mos "frikësoheni" nga klasikët, shprehet Kortoçi. Zakonisht kur je në shkollë të mesme Klasikët janë libra që mësuesit i sugjerojnë dhe pikërisht për këtë arsye ne nuk duam t'i lexojmë. Nëse do të lexoni klasikun tuaj të parë pasi ta keni lexuar këtë intervistë, atëherë Daniela ju rekomandon një nga këta tituj:
· Bota e Sofies nga Jostein Gaarder
· Xhejn Er nga Charlotte Brontë
· Gra të vogla nga Louisa May Alcott
· Unë e di pse këndon zogu në kafaz nga Maya Angelou
· Ema nga Jane Austen
Dhe sipas Danielës, lista vazhdon. Kur të jeni gati për të lexuar një feministe edhe filozofe, thotë ajo, lexoni Simone de Beauvoir. Nëse di të lexosh në gjuhën shqipe, sugjeron Daniela, duhet të fillosh patjetër me “Sikur të isha djalë” të Haki Stërmillit.
Sara Milenkovska ka kryer studimet për Shkenca Politike dhe posedon diplomë masteri në Komunikim Strategjik. Ka kryer studimet master në London School of Economics and Political Science në drejtimin Gjinia, Politika dhe Pabarazia. Ajo është bashkëthemeluese e Rrjetit për Mentorim "Stella" dhe iniciatiore e iniciativës "Ndaj me ne një autore". Hulumtimet e Sarës kanë fokus pa barazinë sistematike, dhunën gjinore dhe gratë në medie.
TË NDRYSHME
Albesa Demjaha në mesin e 50 grave kryesuese në teknologji në Norvegji: Më no...
Fisnik Xhelili
25/03/2024
Uta Ibraimi është një hap afër për të shkruar histori, ngjiti një nga majat m...
Fisnik Xhelili
13/10/2024
Gratë në shkencën e rezervuar për burrat, bisedë me elektroinxhinieren Merita...
Fisnik Xhelili
26/01/2024
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia