May 14th, 2024
Janë sutjenat, brezat dhe korset, të gjitha të dizajnuara për të ndaluar qarkullimin e gjakut deri në trurit tuaj, që ju të ecni në prag të ligështimit, dhe të shikoni burrin tuaj dhe ti besoni verbërisht gjërave që ai ju thotë.
Miriam ‘Midge’ Maisel.
*SPOILER!
Bëhet fjalë për gruan e Joel Maisel, për nënën e Ethan dhe Esther dhe për vajzën e Abe Weissman. Një grua që është gjithmonë e mirëmbajtur dhe shumë e përkushtuar ndaj familjes së saj. Për një grua që zgjohet në mes të natës të bëjë makiazhin që burri i saj të mos e shohë të pa rregulluar kur të zgjohet, për po të njejtën që motivon të burrin gjatë komedi stand-upeve dhe në fletoren e vogël shkruan se cila shaka ishte më qesharake e cila jo. Për po këtë nënë që është një fetare e devotshme dhe një e qytetare e ngritur, për të mrekullueshmen zonjën Maisel.
The Marvelous Mrs. Maisel është serial i prodhuar nga Amazon Prime Video që shtjellon vitet e 50-ta dhe historinë e një gruaje që do të bëhet një komediane e famshme e kohës. Me nuanca të mëdha komedie, seriali “i qon kokë” patriakalizmit duke nisur nga vet titulli i tij, Miriam (Rachel Brosnahan) ndahet nga burri i saj por në serial si edhe për ne vazhdon të njihet me mbiemrin e ish të shoqit, Maisel. Që nga epizoda e parë seriali shtyn rolin kryesor zonjën Maisel të luftoj pa e ditur edhe vetë se po vepron ashtu. Zonja Maisel, krejt rastësisht, e mërzitur se burri i saj nuk është i aftë të pranoj gabimet që ka bërë në stand-up dhe e dëshpëruar se ai e ka tradhëtuar, në mes të natës del me pizhamën e bukur që ka veshur, shkon tek kafja ku burri i saj dilte në skenë dhe e pirë përpara publikut qan hallin e saj. E halli i saj padyshim rikthehet në “komedin” e preferuar të publikun…
Zonja Maisel nuk e ka për qëllim të bëhet dikush sepse ajo vjen nga një familje e njohur, mbi të gjitha është një vajzë e shkolluar dhe pa hezituar mund të gjejë një burrë që i ngjan familjes së saj sërishtë. Kjo është ironia që ajo kupton pas dy fëmijëve, ajo dhe të gjithë vajzat e moshës së saj ishin shkolluar që kur të vijë dita të gjejnë një burrë me status më të ngritur dhe të sigurojnë jetën e mëtutjeshme të tyre. Midge me ndihmën e Susien (Alex Borstein) zbulon talentin e saj dhe nis rrugëtimin për të mbijetuar si një grua elegante pa ndihmën e dikujt tjetër në botën patriakale ku ajo jetonte. Ajo zgjeron kufijt e saj dhe shef se sa e gjorë ishte më herët. Nis të punoj në sektorin e kozmetikës për të fituar paran e saj e më pas arrin të fitoj para edhe nga stand-upet.
Miriam, por jo vetëm duket si një ikonë mode. Është e padiskutueshme që kostumet e përdorur në secilën epizodë veçmas janë një aksesorë i rëndësishëm për ta rrëzuar tezën se të qenurit një grua e fortë dhe feministe, apo edhe për ti dalë ballë botës mashkullore me të cilën vazhdimisht luftonte Miriam duhet të minusosh nga jeta feminitetin dhe sensualitetin tënd. Miriam lufton kunddrejtë skenës që deri në atë kohë kishte mikëpritur vetëm burra dhe që donte të ruaj vazhdimësinë e kësaj historie, në mënyrë shumë femërore. Ajo gjithashtu i bënë ballë edhe karikaturizmit që i bëhej gruas në komedinë e asaj kohe. Herë shumë fragjile e herë shumë kokëfortë… Shumë njerëzore e kohë pas kohë e lënduar por gjithmonë e pamposhtur, Maisel nuk është as femme fatale e as një e gjorë. Ajo nuk e fut veten në një kallëp por krijon kallëpin e saj të ri, pasionant dhe me stil.
“Komedia ushqehet nga shtypja, nga mungesa e fuqisë, nga trishtimi dhe zhgënjimi, nga braktisja dhe poshtërimi. Tani, kë dreqin e përshkruan kjo përveç se gruan? Duke gjykuar këto standarde, vetëm gratë duhet të jenë qesharake.” citon zonja Maisel në një nga stand-upet e saj, ashtu siç nuk ngurron të nënvizoj faktin se gratë e kohës së saj por fatkeqësisht jo vetëm, rriten për të qenë barbi kukulla të bukura për të kënaqur sytë, pjellore për të shtuar mbiemrin e dikujt tjetër dhe “shërbëtore” të preferancave të gjithkujt tjetër përveq vetes së tyre. Miriam fatkeqësinë e saj dhe të gjithë grave e kthen në një gaz. Këtë të fundit po edhe seriali në përgjithësi përveç diskiminimit të të qenurit një grua e ndarë me dy fëmijë trajton edhe diskiminimin intersekcional. Feminizmi ndërsekcional shqyrton mënyrat se si një grua përjeton diskiminimin, ai përdoret për të përshkruar pabarazitë që i shkaktohen një gruaje bazuar nga gjinia, raca, etniciteti, orientimi seksual e kështu me rradhe. Ky term për herë të parë u përmend nga Krimble Crenshaw në vitin 1989. E ky lloj diskiminimi e fut në betejë Miriamin jo vetëm se është një grua, por sepse është një grua që bën komedi.
Gjatë historisë grave iu është ndaluar të shkollohen e të fitojnë para vet, kjo sikurse gjithmonë edhe në kohën tonë moderne paraqitet si një rrezik shoqëror. Një grua e shkolluar dhe e aftë të fitoj paranë e saj, e aq më shumë e famshme ose me një karrierë është quajtur “e përdalë” ose një grua që nuk është e zonja të gjejë lumturinë familjare prandaj lufton për gjëra “të kësaj bote që nuk kanë vlerë”. Ky perceptim vjen përshkakëse një grua e shkolluar dhe/ose një grua që fiton paran e saj do të thotë forcë, fuqi e mosnevojë për ndihmë. Një femër e fortë do të thotë guxim, guximi do të thotë ndryshim e ndyshimi s’do të thotë gjë tjetër përveqse frikë për botën për rreth. The Marvelous Mrs. Maisel është basuar në ngjarje të vërteta të disa komedieneve dhe tregon shumë drejtëpërdrejtë dhe me krenari se botërat e zonjave Maisel janë mësuar me to, me shpresë dhe s’ka zgjidhje tjetër përveç se edhe bota jonë përreth do të mësohet me ne, Miriamet (zonjat Maisel) e kohës moderne.
Besa Tusha aktualisht është studente e vitit të fundit në universitetin e Arteve të Bukura "Mimar Sinan" në Stamboll. Ajo ka punuar si asistente e regjisë në disa filma studentor atje. Përveç kësaj ka qenë pjesë e stafit në Festivalin e Filmave të Shkurtë dhe Dokumentar "DokuFest" në Prizren. Besa ka qenë edhe pjesë e jurisë në edicionin e tretë të Festivalit të Filmave të Shkurtë "KFYD" në Turqi.
TË NDRYSHME
Në RMV shumë të infektuar me HIV nuk e dinë se e kanë sëmundjen, 21 të vdekur...
Ardit Ramadani
01/12/2022
Arbnora Memeti në "Llafe Grash": Si grua je më e pasigurtë në terren
Rita Behadini
27/01/2024
Krimet seksuale në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut: Kujt i mbetet faji pë...
Era Gjakova
11/10/2024
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia