January 11th, 2024
I ka hije vashës shqiptare
Me kap pushkën për dhe të parve
Si Teuta n'kohë t'Romanit,
Norë Kelmendi ç'hoq kokë Sulltanit.
Shotë Galica e Arbanisë së Vogël
Në luftë me çeta me shpëtue votër.
Lindur ka shqipja trimnesha
Që luftojnë si granesha,
I ka Tosknia, i ka Gegnia
Zana mali i ka Shqipnia.
Sy si zjarr e si rrëfeja
Shtatë hedhun si rrëkeja
Si rrëke e Valbonës
Me njatë shpirt të Dodonës
N'kryefronë të hynive
ku rrjedh koha e perëndive
Kuvendon Prena e Thana
për Teuta e për Zana
për trimëni që i di veq hana.
Pasha besën e bijës t'shqipes
pasha vesën e lëndinës
pashë shtatë zemrat e gjeraqinës
Janë Teutë, janë si Zana
Janë si za kur gjegj nana.
Se për mëmën e për dhenë
e dhan jetën e bënë mëmëdhenë.
Naim Iljazi është magjistër i Shkencave Politike. Aktualisht është i angazhuar në Agjencinë për Rini dhe Sport. Naimi është autor dhe redaktor i disa hulumtimeve ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile.
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia