August 1st, 2024
Eurosporti e ka larguar një komentator veteran të sportit nga detyra si komentator i notit në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi ai kishte bërë komente seksiste për garueset e notit nga Australia.
Gazetari britanik Bob Ballard gjatë komentimit drejtpërdrejt, pasi Australia e fitoi medaljen e artë në 4×100 metra stil i lirë në not, tha : “Epo, gratë e përfunduan. Ju e dini se si janë gratë… sorollaten, vënë grim”.
Bashkëkomentatorja e tij, Lizzie Simmonds, e cila garoi për Britaninë në Lojërat Olimpike Londra 2012, i reagoi atij gjatë transmetimit duke i përshkruar komentet e tij si “fyese”, raporton Radio Evropa e Lirë.
“Gjatë një segmenti në transmetimin e Eurosportit, komentatori Bob Ballard, bëri një koment të pavend”, tha Eurosporti në një komunikatë të dielën. “Për këtë, ai është larguar nga detyra e komentatorit menjëherë”.
Eurosporti i mban të drejtat kryesore për transmetimin e Lojërave Olimpike në Evropë dhe ka marrëveshje licencimi me rrjetet publike kombëtare.
Ballard është komentator i kamotshëm i Lojërave Olimpike për BBC-në, e cila ka marrëveshje për të transmetuar një numër të kufizuar të ngjarjes olimpike.
Ardit Ramadani është magjistër i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Ai është autor dhe redaktor i disa hulumtimeve. Më herët, ka punuar si verifikues i fakteve në Vërtetmatës.mk dhe Crithink.mk, si gazetar në ‘Portalb.mk’ dhe në Televizionin Kombëtar ‘Alsat M’. Aktualisht, Arditi është kryeredaktor përgjegjës në portalin ‘Mollekuqja.mk’ dhe udhëheqës i hulumtimit në Forumin për Ndryshime në Arsim. Arditi është bashkë-themelues në të dy këto organizata.
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia