March 28th, 2024
Prezentuesja e "Woman's Hour" të BBC-së, Emma Barnett, kishte shkruar për dhimbjen që shkakton humbja e foshnjes dhe se si pranimi i një certifikate që verteton abortin spontan i ka ndihmuar familjes së saj. Këtu, gra tjera ndajnë mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth planit të ri të qeverisë britanike që synon t'i ndihmojë prindërit të përkujtojnë humbjet e foshnjeve gjatë shtatzënisë.
Ky artikull përmban detaje që mund të shkaktojnë shqetësim.
"Dicka që mund të vendosim në kutinë tonë për kujtime"
"Në vitin 2020 unë pesova një abort spontan – gjë që na shkatëroi emocionalisht mua dhe bashkëshortin tim. Nuk është dicka që e përmendim shumë shpesh mirëpo unë asnjëherë nuk do e harroj beben time që vdiq – kjo humbje është pjesë e imja. Unë gjithashtu dua të kem një bisedë të hapur dhe të sinqertë me fëmijët e mij rreth humbjes gjatë shtatzënisë. Djali im gjashtë vjeçar e di rastin e vëllaut ose motrës së tij të vogël që vdiq në barkun e mamit. Posedimi i një dokumenti zyrtar na e verteton që beba jonë ekzistoi është dicka që ne mund ta vendosim në kutinë tonë për kujtime, për të cilën ne mund të flasim vite me radhë, prandaj është dicka e rëndësishme për mua" kishte thënë Laura.
"Tanime kam katër certifikata të tilla"
"Në mëngjesin kur u lancuan certifikatat për humbjen e foshnjeve unë e gjeta veten duke derdhur detaje në ueb-faqjen ku pranonin aplikime. Isha me të vërtetë katartike dhe u befasova se sa terapeutike më erdhi kjo përvojë. Kemi humbur katër shtatzëni këto tre vitet e fundit dhe unë tani kam katër certifikata të tilla. Këto janë dokumente shumë zyrtare, vijnë në një zarf të madh dhe edhe pse nuk do i vendos në korniza ose nuk do i vendos për shfaqje, fakti që kjo e dhënë ekziston edhe jashtë mendjes time më qetëson mua. Asnjë nga këto të dhëna nuk ndodhet në historinë time shëndetësore. Në mënyrë zhgënjyese, më kërkohet t'i tregoj ato sa herë që është e rëndësishme në bisedat me mjekët e përgjithshëm. Certifikatat e mia janë dëshmi se këto përvoja kanë ndodhur dhe vërtetojnë traumën e humbjeve të mia" tha Holly.
"I jep kësaj foshnje një identitet përtej trishtimit tim"
"Ne bëmë një skanim dhe dëgjuam rrahjen e zemrës së saj të vogël. Kishim një foto, një datë të caktuar dhe shumë shpresë. Një muaj më vonë ne u mbyllëm dhe unë fillova të rrjedh gjak. Shkova vetëm në spital, me mjete mbrojtëse të bëra vetë dhe më e keqja u konfirmua. Ata thanë se mund të qëndroja pasi kisha gjakderdhje të madhe, por isha shumë e frikësuar, kështu që ia dola të shkoj në shtëpi, duke u përpjekur të fsheh lotët e mi dhe gjakderdhjen nga fëmija im katërvjeçar. E kalova foshnjën e vogël dhe e mbajta në një kuti, përpara se ta varrosja nën një pemë në kopsht"
"Nuk fola më kurrë me një profesionist mjekësor për këtë dhe në kohën kur pashë familjen dhe miqtë gjërat kishin ecur përpara. Unë kurrë nuk u pikëllova në mënyrën që tani e di se kisha nevojë. Nuk mendoja se kisha nevojë për një copë letër, por ngadalë diçka u zhvendos në mua. Të kesh një certifikatë për këtë fëmijë do t'i japë atij një identitet përtej trishtimit tim" kishte deklaruar Lucind.
'Një certifikatë do të më ndihmonte të pikëllohem'
"Ende nuk kam aplikuar për certifikatën por jam duke e shqyrtuar. Në ditën e skanimit tim 12-javor, në vend që të dëgjoja se si ishte fëmija im, më thanë se fëmija im ishte zhdukur. Për t'u përballur me emocionet e mia, vazhdova të përdorja frazën "nuk ishte e mundur", pasi kjo ishte ajo që më thoshin vazhdimisht profesionistët mjekësorë.
Kur po abortoja, më pyetën se çfarë do të doja të bëja me "mbetjet" - nuk thashë asgjë pasi e gjithë kjo më dukej joreale. Kam një keqardhje dhe faj të madh për mënyrën se si vdiq fëmija im. Kjo certifikatë do të më ndihmonte të vazhdoja procesin e pikëllimit dhe shpresoj të ndryshoj bisedat në vazhdim për familjet" tha Ally.
Gratë në Angli që kanë humbur një fëmijë përpara javës së 24-të të shtatzënisë, tani mund të aplikojnë për një certifikatë për të përkujtuar fëmijën e tyre.
Duhet të jeni 16 vjeç e lartë dhe shtatzënia juaj të ketë përfunduar më ose pas 1 shtatorit 2018.
Nuk ka nevojë që të ofrohet dëshmi mjekësore, kështu që mund të apikikohet edhe nëse humbja juaj nuk është e regjistruar nga një ekip mjekësor ose mjeku.
Në Skoci, ju mund të aplikoni për një regjistrim në Librin Përkujtimor dhe një certifikatë përkujtimore e cila lëshohet pa pagesë.
Qeveria e Uellsit dhe e Irlandës së Veriut po shqyrtojnë të dyja prezantimin e certifikatave të humbjes së foshnjës
"Unë nuk mund t'i reduktoj këto foshnje në një copë letër"
"Unë kam pasur tre rezultate pozitive të testit të shtatzënisë dhe kam abortuar tre herë. Një shtatzëni zgjati më shumë se të tjerat - pashë rrahjet e zemrës së foshnjës në një skanim të hershëm, pata një foto me skanim. Ndihem konfuze nëse do të aplikoj për një certifikatë të humbjes së foshnjës për këtë shtatzëni apo për të treja. Mendoj se ende vazhdoj të mbahem për iden që nëse përfunduan heret- nuk llogariten." tha Lizie.
"Shpresoj që këto çertifikata të nënkuptojnë që njerëzit mendojnë se mund të flasin për humbjet e tyre dhe se çdo shtatzëni pozitive që përfundon me abort të padëshiruar do të njihet dhe regjistrohet - që gratë nuk do të kenë më të pyesin nëse foshnja e tyre numërohet" shtoi ajo.
"Kam ndjenja të përziera"
"Kam ndjenja kaq të përziera në lidhje me çfarë të bëj. Unë kam pasur 15 raunde IVF dhe pesë shtatzëni. Unë kam një djalë të vogël që është pesë vjeç dhe kam pasur katër aborte spontane në tremujorin e dytë. Unë jam shumë e prekur çdo ditë nga humbjet e mia. Më pëlqen shumë ideja e certifikatave, por nuk kam mundur të kaloj faqen e parë të faqes së internetit pa e patur shumë të vështirë. Ajo ka nxjerrë në pah se sa shumë trauma mbaj rreth foshnjave të mia dhe sa të ndërlikuara janë emocionet"
"Jam dakord me njerëzit që thonë se certifikatat i japin legjitimitet humbjeve, ato janë më të prekshme nëse janë të dokumentuara. Megjithatë, ndjej gjithashtu se nuk mund t'i reduktoj në një copë letër këto foshnje shumë të dashura, shumë të kërkuara dhe shumë të munguara. Unë nuk mendoj se një certifikatë i bën atyre drejtësi" tha Hannah.
"Nuk kam asgjë për të përkujtuar foshnjat"
"I humba foshnjat e mia në fund të viteve 1970, por ende pikëlloj dhe ende pyes veten se çfarë do të ishin bërë foshnjat që humba - veçanërisht në ditët qe supozohet të ishin ditëlindjet e tyre. Nuk kam asgjë për t'i përkujtuar përveç kujtimeve të mia. Një certifikatë e humbjes së foshnjës do të më jepte diçka për të konfirmuar trishtimin që ndjeva - dhe ndjej - është i justifikuar." tha Pat.
"Isha tepër e trishtuar kur zbulova se certifikatat po ofrohen aktualisht vetëm për humbjet "e fundit" dhe shpresoj se data për të cilën mund të aplikoni të kthehet mjaft shpejt për mua - po mbush 71 vite, kështu që me të vërtetë nuk kam kaq shumë për të pritur" shtoi ajo.
“Më shumë se një dokument”
"Kur erdhi njoftimi i qeverisë për certifikatat e humbjes së foshnjës, unë dhe bashkëshorti im nuk hezituam të aplikonim. Ka mbërritur javën e kaluar. Është më shumë se thjesht një dokument që tregon se kisha një fëmijë që humbi - është një paraqitje fizike e udhëtimit të familjes sonë, e asaj që kaluam për të arritur këtu ku jemi tani." tha Sarah.
"Certifikata dëshmon pikëllimin dhe dhimbjen, dhe më pas guximin dhe gëzimin përfundimtar. Ai përshkruan fillimin e një historie për të cilën përfundimisht pati një fund të lumtur. Por fundi i lumtur nuk do të ishte pa atë humbje dhe ne donim njohjen zyrtare të saj përmes certifikatës" përfundoi Sarah.
Artikullin origjinal e gjeni duke klikuar KËTU.
Ky artikull është përkthyer për nevojat e portalit www.mollekuqja.mk nga Vesa Sherifi, ajo është studente e mjekësisë dhe alumna e programit 'YES' të Departamentit Amerikan të Shtetit. Aktualisht, e angazhuar në Forumin për Ndryshime në Arsim dhe Qendrën për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".
TË NDRYSHME
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia