October 7th, 2024
Asnjë fjalë në faqjen zyrtare në ‘Facebook’ dhe ueb-faqjen e Ministrisë së Shëndetësisë për muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Përpos kësaj, kjo ministri deri tani nuk ka planifikuar asnjë lehtësim për gratë e interesuara për mamografi gjatë këtij muaji, ashtu siç veprojnë pjesa më e madhe e shteteve.
Përderisa në botë në muajin tetor organizohet fushata të ndryshme për edukim të grave dhe burrave për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit në gji, ministria e Shëndësisë në Maqedoninë e Veriut s’e ka marrë mundin deri tani që as dy fjalë t’i shkruajë për këtë.
Për atë se a kanë planifikuar ndonjë fushatë apo veprime konkrete që do t’ua lehtësonin pacientëve rrugën për mamografi gjatë këtij muaji, dërguam pyetje në këtë ministri por përgjigje nuk kemi marrë.
Mollëkuqja gjithashtu mëson se aktualisht është shumë e vështirë që të gjendet termin i lirë për mamografi dhe eko të gjirit. Në ueb-faqjen termini im apo www.mojtermin.mk nuk shfaqen të gjitha qytetet ndërsa termin termin të lirë brenda një jave rezulton të ketë në vetëm katër qytete të vendit, në qytetet tjera që shfaqjen në këtë ueb sajt, termin të lirë ka vetëm pas vitit të ri.
Me të hyrë në muajin tetor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri njoftoi që në kuadër të Tetorit Rozë, të gjitha gratë do të kenë mundësi të bëjnë mamografi falas, përmes njëzive të lëvizshme që do të jenë funksionale në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë, për të ofruar kontroll të plotë të gjirit.
Përpos kësaj, ueb-faqja e kësaj ministrie dhe faqja në ‘Facebook’ është e mbushur me informacione informative për kancerin e gjirit, si dhe mesazhe vetëdijësuese për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kësaj sëmundje.
“Nëse ti nuk vjen dot pranë mamografisë, vjen mamografia pranë teje! 2 njësi të lëvizshme vizitojnë fshatrat dhe qytetet e të gjithë Shqipërisë për të ofruar kontroll të plotë të gjirit. Sot, këto njësi lëvizëse do të jenë në qytetin e Kukësit e Lushnjës, duke i dhënë mundësi grave në këto zona të bëjnë kontrollin e gjirit falas dhe me akses të lehtë. Për vizitën e mamografisë në njësitë lëvizëse nuk është i nevojshëm rekomandimi nga mjeku i familjes” shkruan në një postim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Nën moton “Kancerin e Gjirit e Mpostim së Bashku”, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë më datë 2 tetor lansoi fushatën për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit. Ata synojnë që përmes kësaj fushate të rrisin ndërgjegjësimin për këtë sëmundje.
Veprime konkrete në këtë drejtim për lehtësimin e qasjes në mamografi janë ndërmarrë edhe në Kosovë, gjatë gjithë muajit tetor, nga ora 10:00 deri në 16:00 do të ofrohet mamografi falas.
Ngjashëm si në Shqipëri, ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka siguruar mamografi mobile, për të nxitur sa më shumë persona që të kryejnë këtë procedurë me qëllim të zbulimit në fazë të hershme të kancerit në gji.
Ndërkohë, në katër vitet e fundit ka rritje të rasteve të vdekjes nga kanceri i gjirit, sipas statistikave të Institutit për Shëndet publik. Shkaktari më i shpeshtë për vdekjen e grave nga neoplazmat malinje në periudhën nga 2010 deri 2023 është kanceri i gjirit ndërsa vetëm gjatë vitit të kaluar, 346 humbën jetën nga kjo sëmundje në Maqedoninë e Veriut.
Ardit Ramadani është magjistër i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Ai është autor dhe redaktor i disa hulumtimeve. Më herët, ka punuar si verifikues i fakteve në Vërtetmatës.mk dhe Crithink.mk, si gazetar në ‘Portalb.mk’ dhe në Televizionin Kombëtar ‘Alsat M’. Aktualisht, Arditi është kryeredaktor përgjegjës në portalin ‘Mollekuqja.mk’ dhe udhëheqës i hulumtimit në Forumin për Ndryshime në Arsim. Arditi është bashkë-themelues në të dy këto organizata.
TË NDRYSHME
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia