July 24th, 2024
Vetëm 38,3% e grave në Maqedoninë e V. janë të punësuara. 25% e kompanive menaxhohen nga gra ndërsa vetëm 19% e punëdhënësve në vend janë gra. Situata qëndron e njëjtë edhe për gjeneratat e reja, përderisa 23% e burave të rinj janë të punësuar, numri i grave të reja të punësuara është 12,4%.
Këto të dhëna dalin nga një hulumtim i organizatës joqeveritare ‘HERA’ dhe Ambasadës Britanike në Shkup.
Përderisa gratë ende i bëjnë 72,5 përqind të punëve të shtëpisë, për fat të keq vetëm 41 përqind prej tyre i plotësojnë kushtet për të siguruar pension shtetëror. Ata janë gjithsej 66,4 përqind e punëorëve të papaguar të familjes, në zonat rurale kjo shifër është më e lartë.
Ky hulumtim konfirmon shqetësimet e ‘Mollëkuqja’ sa i përket grave pronare, sipas HERA ‘vetëm 28,5 përqind e pronave janë në pronësi të grave. Në zonat rurale kjo është zhgënjyese me vetëm 4,1 përqind”.
Në Maqedoninë e V. ende punët ndahen si ‘punë për gra’ dhe ‘punë për burra’, përkatësisht me 74 përqind përfaqësim të grave në art dhe shkenca humane ndërsa 76 përqind në shëndetësi dhe 91 përqind në arsim.
Por që viktima të dhunës vijojnë të jenë kryesisht gratë
Për shembull, sipas të dhënave nga Policia, në vitin 2022 nga gjithsej 1,117 vepra penale që kanë të bëjnë me dhunën në familje, në 92 përqind të rasteve autorë janë burrat, ndërsa në 79 përqind viktima janë gratë.
Afër 5 mijë denoncime për dhunë në familje ka pasur nga janari i vitit 2020 deri në mars të këtij viti, prapë në 91 përqind të rasteve autorët kanë qenë burra ndërsa 79 përqind e viktimave gra dhe 21 përqind burra.
Në katër vitet e fundit ka pasur 22 femicide dhe 12 tentativa për vrasje – viktimat më të shpeshta kanë qenë bashkëshortet apo nënat. Femicidi ka kulmuar në vitin 2022, ku janë vra gjithsej shtatë gra si pasojë e dhunës në familje.
Vitin e kaluar janë vra pesë gra. Dhuna e përdorur nga ana e burrave ka qenë me përdorim të forcës fizike dhe kanosjes, por edhe me përdorim të armëve të ftohta. Autorët jo rrallë herë kanë rezultuar si persona me çrregullime psiqike ose nën ndikimin e alkoolit apo drogës.
Rikujtojmë që organizata HERA së fundmi ka hapur qendrën e parë për këshillim dhe mbështetje të djemve dhe burrave ku ofrohet këshillim falas nga psikoterapistë dhe psikologe, në gjuhën shqipe dhe maqedone.
Qendra është e hapur për këshillim të martën, të mërkurën dhe të enjten nga ora 10:00. deri në orën 17:00.
Terminet duhet të caktohen në numrin e telefonit 070-299-026, ose në emailin - viktor.buckovski@hera.org.mk, apo edhe në profilin e Instagramit man.mind.skopje.
Ardit Ramadani është magjistër i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Ai është autor dhe redaktor i disa hulumtimeve. Më herët, ka punuar si verifikues i fakteve në Vërtetmatës.mk dhe Crithink.mk, si gazetar në ‘Portalb.mk’ dhe në Televizionin Kombëtar ‘Alsat M’. Aktualisht, Arditi është kryeredaktor përgjegjës në portalin ‘Mollekuqja.mk’ dhe udhëheqës i hulumtimit në Forumin për Ndryshime në Arsim. Arditi është bashkë-themelues në të dy këto organizata.
TË NDRYSHME
"Evropa" në sllogane, jo edhe në veprime, asnjë grua shqiptare s'do kryesojë ...
Fisnik Xhelili
11/04/2024
Patriarkati s'e kursen as shëndetin mendor: "Histeria" që ju mveshet grave s'...
Rrezearta Elezi
17/04/2024
Skandal, pacientja nga Tetova: "Më dhanë diagnozë të rreme për kancer, m'i ho...
Ardit Ramadani
15/03/2023
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia