untitled-design-(9)-1681513493.png

Skandal në Tetovë: Anesteziologu V.D ka xhiruar për "Tik-Tok" pacientet në Gjinekologji

PASOJA

April 14th, 2023

Një anesteziolog në Spitalin e Tetovës, reparti i gjinekologjisë në rrjetin-social “Tik Tok” ka xhiruar drejtpërdrejtë pacientet gra në njërën nga sallat e këtij spitali, kështu duke shkelur privatësinë e pacienteve.

Jozyrtarisht “Mollëkuqja” mëson se bëhet fjalë për anesteziologun me inicialet V.D, i punësuar tash disa vite në këtë Spitalin e Tetovës. Nga Spitali i Tetovës na konfirmuan se drejtori i spitalit, Pëllumb Vela e ka denoncuar rastin në polici dhe i dyshuari aktualisht po merret në pyetje.

Mollëkuqja është tejet e shqetësuar me pamjet e publikuara nga ana e këtij anesteziologu dhe kërkojmë që autoritetet kompetente të zbardhin këtë rast deri në fund ndërsa i dyshuari të merr dënimin e merituar.

Videoja fillimisht është publikuar nga TV21 dhe ju mund ta shihni duke klikuar KËTU.

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani është magjistër i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Ai është autor dhe redaktor i disa hulumtimeve. Më herët, ka punuar si verifikues i fakteve në Vërtetmatës.mk dhe Crithink.mk, si gazetar në ‘Portalb.mk’ dhe në Televizionin Kombëtar ‘Alsat M’. Aktualisht, Arditi është kryeredaktor përgjegjës në portalin ‘Mollekuqja.mk’ dhe udhëheqës i hulumtimit në Forumin për Ndryshime në Arsim. Arditi është bashkë-themelues në të dy këto organizata.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia