pink-minimalist-gynecologist-logo---2024-03-18t194129.820.png

Seksi: Kënaqësia, faktorët dhe rëndësia e tij për një jetë të përmbushur

MARRE

March 18th, 2024

Një jetë e lumtur seksuale mund të jetë e rëndësishme për një jete të përmbushur.

Çfarë kuptojmë me jetë të lumtur seksuale është subjektive, pasi dëshirat, pritshmëritë dhe nevojat tona seksuale ndryshojnë nga njëri-tjetri dhe ndryshojnë ndërsa rritemi dhe plakemi. Disa njerëz duan të bëjnë seks çdo ditë, ndërsa të tjerë janë të kënaqur edhe nëse nuk bëjnë seks gjatë gjithë jetës së tyre.

Subjektiviteti i përmbushjes seksuale është një temë e rëndësishme në hulumtimin dhe diagnostikimin e mosfunksionimit seksual. Në sondazhin e cilësisë së jetës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), katër pyetjet që shtrojnë për jetën seksuale të pjesëmarrësve janë të gjitha subjektive. Në lidhje me këtë, edhe pse rreth 410 gra raportojnë një lloj mosfunksionimi seksual, pak më shumë se 110 raportojnë se mosfunksionimi i tyre seksual po ndikon negativisht në jetën e tyre, duke sugjeruar që një jetë seksuale e kënaqshme nuk do të thotë një jetë seksuale "perfekte".

Pavarësisht këtij subjektiviteti, ekzistojnë faktorë biologjikë, psikologjikë, fizikë, relacionalë dhe socio-mjedisor që mund të ndikojnë pozitivisht ose negativisht në jetën tonë seksuale. Disa nga këta faktorë janë të modifikueshëm, ndërsa të tjerët, si plakja, nuk janë. Pavarësisht se sa kontroll ushtrojmë mbi këta faktorë, të kuptuarit se funksioni ynë seksual nuk është gjithmonë 100% nën ndikimin të ndërgjegjes tonë, mund të zvogëlojë stigmën dhe t'i inkurajojë njerëzit të diskutojnë shqetësimet e tyre për shëndetin seksual me mjekët e tyre.

Anatomia seksuale dhe kënaqësia seksuale

Njohurit tona mbi sistemin riprodhues të femrës ne raport me kënaqësinë seksuale janë të paplota. Në përgjithësi besohet që stimulimi i klitorisit dhe mbaresave nervore brenda sistemit riprodhues të femrës mund të çojë në kënaqësi dhe orgazëm, por shkencëtarët debatojnë për ekzistencën dhe vendndodhjen e pikës Gräfenberg, e njohur më mirë si "pika G".

Ka pak shpjegime për pikën G. Studiuesit kanë sugjeruar që pika G është një grup mbaresash nervore të lidhura me nervin pudendal ose është një zonë shumë e ndjeshme që shkakton ndjesi brenda vaginës, për klitorisin dhe brenda uretrës. Përndryshe, për shkak se klitorisi mund të lëvizë gjatë stimulimit dhe seksit, disa shkencëtarë sugjerojnë se pika G është në të vërtetë pjesë e klitorisit ose klitorisi është në gjendje të stimulohet gjatë seksit penetrues për shkak të lëvizjes së tij. Duke pasur parasysh se ndjeshmëritë nervore dhe muskulare mund dhe ndoshta ndryshojnë në mesin e shumicës së grave, pika G mund të mos jetë e vendosur në të njëjtin vend ose të ekzistojë te çdo grua.

Në mënyrë të ngjashme, duke pasur parasysh ndryshimet në ndjeshmërinë fizike ndaj prekjes dhe stimulimit, një person mund të stimulohet seksualisht nga ndërveprimi me pjesë të trupit të tij, përveç organeve gjenitale.

Kategoritë e funksionit seksual

Studiuesit dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor zakonisht i ndajnë ankesat seksuale në katër kategori kryesore:

  • Dëshira, e cila i referohet interesit për seks

  • Eksitimi, i cili i referohet ndryshimeve fizike, të tilla si lubrifikimi dhe ndryshimeve emocionale që njerëzit përjetojnë kur mendojnë per aktin seksual ose marrin pjesë në të.

  • Orgazmë/kënaqësi

  • Dhimbje fizike

Në varësi të hulumtimit, kategoritë mund të bëhen më specifike. Për shembull, studiuesit që ekzaminojnë dhimbjen fizike të lidhur me seksin zakonisht janë të interesuar për vendndodhjen specifike dhe fillimin e dhimbjes, pasi njohja e informacionit më specifik mund të çojë në trajtim më të mirë ose kuptim më të mirë të shkakut themelor.

Duke pasur parasysh se sa shpesh raportohet mosfunksionimi seksual (rreth 4 në 10 gra), një diagnozë e çrregullimit të mosfunksionimit seksual kërkon që mosfunksionimi të ndikojë seriozisht në cilësinë e jetës së një personi.

Faktorët biologjikë

Mosha ka një efekt të fortë në jetën tonë seksuale. Përderisa njerëzit plaken, ata fillojnë të raportojnë më shumë mosfunksionim seksual, veçanërisht kur përjetojnë perimenopauzë, ose tranzicionin dhe menopauzën. Kjo rritje e mosfunksionimit seksual ka shumë të bëjë jo vetëm me ndryshimin e hormoneve, por edhe me përkeqësimin e shëndetit.

Mosha nuk i përkeqëson domosdoshmërisht të gjitha aspektet e funksionit seksual. Për shembull, në studimin e mbi 2600 grave iraniane, gratë e moshës 50-60 vjeç kishin pothuajse pesë herë më shumë gjasa të përjetonin mosfunksionim të stimulit në krahasim me gratë e moshës 20-29 vjeç. Sidoqoftë, në të njëjtin studim, gratë e moshës 50-60 vjeç raportonin për dhimbje 50% më pak  se sa gratë e moshës 20-29 vjeç. Këto rezultate mund të ndikohen nga ndryshimet socio-kulturore midis grupmoshave, por ato gjithashtu mund të përfaqësojnë ndryshime pozitive në trup që ndodhin me moshën.

Cikli menstrual gjithashtu mund të ndikojë në jetën seksuale të një personi. Në një studim me 43 gra heteroseksuale, studiuesit zbuluan se me rritjen e hormonit progesteron në mostrat e pështymës, pjesëmarrësit raportuan se dëshira e tyre seksuale për partnerët e tyre u ul. Ky rezultat ka njëfarë kuptimi biologjik, sepse nivelet e progesteronit rriten pas ovulacionit dhe gjatë një kohe ka shumë pak gjasa që seksi të çojë në shtatzëni, kështu që trupi i një personi mund të mos jetë aq i përshtatur për të bërë seks sa gjatë pjesëve të tjera të ciklit të tij.

Faktorët psikologjikë, fizikë dhe farmaceutikë

Janë të njohur shumë faktorë psikologjikë, fizikë dhe farmaceutikë që ndikojnë në funksionin seksual. Këtu perfshihen:

  • Dëmtimi i sistemit nervor (p.sh. shtylla kurrizore)

  • Dëmtimi i sistemit riprodhues

  • Depresioni

  • Ilaqet kundër depresionit, veçanërisht frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRIs)

  • Ndërhyrje kirurgjike në organet riprodhuese, të tilla si histerektomia

  • Diabeti

  • Mospërmbajtje urinare

  • Endometrioza

  • Sëmundje kardiovaskulare

  • Hipertensioni

  • Obeziteti dhe perimetri i madh i belit

  • Kontrolli hormonal i lindjes

  • Aktiviteti fizik

Disa faktorë që ndikojnë negativisht në funksionin seksual nuk janë të modifikueshëm, por disa mund të adresohen me ndryshime në sjellje ose me ndihmën e një profesionisti të kujdesit shëndetësor. Për shembull, disa antidepresantë ndikojnë në funksionin seksual më pak se të tjerët, dhe trajtimi për depresionin mund të përmirësojë mosfunksionimin seksual pavarësisht përdorimit të SSRI. Në mënyrë të ngjashme, disa trajtime për endometriozën janë treguar të ulin mosfunksionimin seksual të shkaktuar nga kushtet, ndërsa të tjerat janë më pak efektive.

Sasi më të larta të aktivitetit fizik janë treguar të ndikojnë pozitivisht në funksionin seksual. Në një studim të grave diabetike, çdo lirim i energjisë në raport me peshën, uli ndjeshëm rrezikun e mosfunksionimit seksual të femrave me 9%. Në mënyrë të ngjashme, në të njëjtin studim të grave iraniane të përmendur më parë, njerëzit që raportuan se ushtroheshin disa herë në javë kishin dy herë më shumë gjasa të raportonin mosfunksionim seksual femëror sesa ata që raportuan ushtrime të përditshme. Ata që raportuan se rrallë/asnjëherë nuk ushtroheshin kishin tre herë më shumë gjasa të raportonin mosfunksionim seksual femëror.

Kontraceptiv hormonal

Studiuesit debatojnë nëse kontraceptivët hormonal janë të lidhur me uljen e interesit seksual, por kjo nuk duket të jetë e vërtetë për shumicën e njerëzve.

Në një përmbledhje mbi marrëdhënien midis mosfunksionimit seksual dhe kontraceptivëve hormonal, rreth 15% e përdoruesve të kontraceptivëve oralë të kombinuar raportuan efekte negative seksuale nga kontraceptivët hormonal dhe ky efekt lidhej kryesisht me pilulat me doza më të ulëta të estrogjenit. Shumica e njerëzve nuk raportuan asnjë ndryshim në funksionin seksual, pozitiv apo negativ.

Për disa njerëz, mbrojtja nga shtatzënia e ofruar nga kontraceptivët hormonal mund të përmirësojë përvojën e tyre seksuale duke u dhënë atyre më shumë paqe mendore.

Në një test kontrolli të rastësishëm, gratë që u përshkruan një kontraceptiv oral të kombinuar ose unazë vaginale hormonale raportuan përmirësim të funksionit seksual në kategori të shumta krahasuar me gratë që nuk përdorin kontraceptiv hormonal pas tre dhe gjashtë muajsh përdorim. Gratë në të dyja kontraceptivët raportuan statistikisht më pak ankth, ndërkohë që raportuan statistikisht më shumë iniciativë, orgazma dhe intensitet orgazme krahasuar me gratë që nuk përdorin kontraceptiv hormonal.

Disa studime kanë gjetur rezultate të kundërta, megjithëse rezultatet janë më pak të qarta. Në një studim me mbi 1000 gra, studiuesit zbuluan se përdoruesit e kontraceptivëve homronal kishin statistikisht më shumë gjasa të raportonin funksione seksuale negative, duke përfshirë më pak orgazma dhe ulje të stimulit; megjithatë, autorët nuk raportuan madhësinë e dallimeve midis këtyre kategorive por u dakorduan  për faktorë të rëndësishëm dytësorë, si mosha ose nëse pjesëmarrësi kishte një partner seksual të qëndrueshëm, duke e bërë të vështirë vlerësimin e shkallës së ndryshimit në dritën e faktorëve të tjerë.

Faktorët e jashtëm

Faktorët e jashtëm, si historia personale ose faktorët e partnerit, mund të ndikojnë gjithashtu në jetën seksuale të një personi. Këto ndikime mund të jenë të drejtpërdrejta ose të ndërmjetësuara nga faktorë të tillë si depresioni ose shëndeti i përgjithshëm.

Një histori abuzimi është treguar të jetë e lidhur negativisht me funksionin seksual, megjithëse jo për të gjitha gratë. Në një studim, gratë që ishin abuzuar seksualisht si fëmijë kishin më shumë gjasa të raportonin përgjigje negative kur diskutonin për seksualitetin e tyre ose gjatë stimulimi). Anasjelltas, sulmet seksuale, pavarësisht nga gjinia e sulmuesit, nuk u gjetën të jenë të lidhura me mosfunksionimin seksual në një studim të grave që kryejnë marrëdhënie seksuale me gratë (WSW), pavarësisht nga fakti se gratë me orientim homoseksual kanë 2 deri në 3 herë më shumë gjasa të kenë janë sulmuar në krahasim me gratë heteroseksuale.

Partneri i një personi ka një ndikim të fortë në përvojën e tij seksuale

Në të njëjtin studim të grave iraniane, më shumë se 7 nga 10 gra me mosfunksionim seksual raportuan se shkaku i mosfunksionimit të tyre lidhej me problemet ndërpersonale me partnerët e tyre. Më shumë se 8 nga 10 raportuan se mosfunksionimi i tyre ishte shkaktuar nga aftësitë seksuale të partnerit të tyre. Në mënyrë të ngjashme, një studim i grave heteroseksuale italiane me mosfunksionim seksual zbuloi se interesi i partnerit të një gruaje mund të ndikojë më fort në seksualitetin e saj sesa çdo mosfunksionim seksual i partnerit të saj.

Gratë që bëjnë seks me gratë (WSW) ndonjëherë përjetojnë efekte të ndryshme seksuale sesa ato që bëjnë seks me burra. Një studim i mbi 1,500 WSW zbuloi se shumë faktorë të lidhur me mosfunksionimin seksual, si mosha, diabeti dhe statusi i menopauzës, nuk ishin të lidhur me mosfunksionimin seksual. Edhe pse është e mundur që WSW të përjetojë disi përgjigje të ndryshme fiziologjike ndaj këtyre faktorëve, autorët sugjerojnë që WSW të marrë pjesë në forma të ndryshme të seksit në krahasim me gratë që kryejnë seks me burra dhe këto aktivitete seksuale ndikohen më pak nga efektet anësore të diabetit ose menopauzës. Kjo ide nënvizon subjektivitetin e hulumtimit të mosfunksionimit seksual dhe thekson se mosfunksionimi seksual nuk do të thotë domosdoshmërisht pakënaqësi seksuale.

Nëse nuk jeni të kënaqur me funksionin tuaj seksual, merrni parasysh të kontaktoni profesionist kujdesit shëndetësor. Mosfunksionimi seksual është i shpeshtë dhe është normale që një person të përjetojë ndryshime në funksionin e tij seksual gjatë jetës së tij.

Përkthim

Përkthim

Ky artikull është përkthyer për nevojat e portalit www.mollekuqja.mk nga Vesa Sherifi, ajo është studente e mjekësisë dhe alumna e programit 'YES' të Departamentit Amerikan të Shtetit. Aktualisht, e angazhuar në Forumin për Ndryshime në Arsim dhe Qendrën për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia