April 30th, 2023
Këto ishin fjalët e para të të intervistuarës së Mollëkuqja.mk në lidhje me përvojën e saj me ciklin e parë menstrual, në një kohë informacione në lidhje me këtë proces biologjik ishte shumë e vështirë të gjesh. Shtoi se kishte turp të fliste me dikënd në lidhje me atë që po e përjetonte dhe në pjesën më të madhe të kohës, ka jetuar me frikë se çfarë po ndodhë me trupin e saj.
“Në veçanti konsiderohet turp nëse flitet me meshkujt. Nuk ka ndonjë pengesë që kjo temë të flitet me motrën, për shembull, por me vëllain mbetet temë e turpshme. Edhe pse kanë ndryshuar gjërat pak, sërish janë të paktë rastet ku kjo temë nuk është tabu. Bile edhe mes vajzash dhe grash menstruacionet kanë marrë emërtime sa të çuditshme aq edhe qesharake të tipit: tezet, ato, petkat, jam në të kuqen” tha ajo.
Ajo foli për rolin kyç që e kanë prindërit për t’i informuar vajzat e tyre në lidhje me atë se çfarë janë menstruacionet, kur ndodhin se pse – në këtë mënyrë, ata do të jenë të përgatitura për momentin kur do ta përjetojnë atë për herë të parë.
Edhe rrallë herë kur flitet për menstruacionet – përdoren emërtime tjera. Mollëkuqja intervistoi 35 gra në lidhje me atë se si ata i quajnë menstruacionet në bisedat me të afërmit e tyre, përgjigjet ishin si vijon:
“Ato”,
“tezet”
“hallat”
“rendi”
“petkat”
“mujoret”
“t’lamet”
“n’tkuqen”
“ato xhojat”
“cikli”
“perioda”
“mujoret”
Këto emërtime dhe hezitimi që të flitet haptas në lidhje me këtë proces biologjik natyror, thellojnë ende më shumë problemin me mos-informimin adekuat të vajzave të reja në lidhje me atë që i pret.
Ky fenomen nuk është ekskluzivitet i mentalitetit tonë, e njëjta gjë ndodhë edhe në disa shtete më të zhvilluara në botë. Sipas studimeve, në gjuhën angleze ka një listë eufemizmash që u referohen menstruacioneve si p.sh.: Ajo kohë e muajit (That time of the month), Martesa e kuqe (Red wedding), Java e peshkaqenit (Shark week), Kodi i kuq (Red code) dhe të ngjashme.
Se çfarë do të thotë kjo në aspektin gjuhësor, shpjegon profesori Izmit Durmishi në librin e tij në lidhje me këtë fenomen.
Eufemizmat janë fjalë ose shprehje gjuhësore që përdoren në vend të një fjale a shprehje tjetër të cilën nuk duam ose nuk duhet ta zëmë në gojë. Eufemizmat quhen zakonisht gjithë ato fjalë ose shprehje që zëvendësojnë fjalë të vrazhda e të pahijshme me fjalë më të lehta e më pak lënduese apo më të buta
shkruan në librin "Eufemizmat në të folmet shqipe të Maqedonisë"
Sipas kësaj, rezulton që për pjesën më të madhe të popullit, fjala “menstruacione” të e lë përshtypjen e një fjale e cila nuk është e hijshme, është e vrazhdë dhe e papërshtatshme. Andaj, e njëjta zëvendësohet me fjalë më të lehta dhe më të buta.
Nga Asociacioni për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtime “HERA”, me të cilën Mollëkuqja ka bashkëpunim të ngushtë, theksojnë se populli në Maqedoninë e Veriut tmerrohet me çdo fjalë që ka të bëje me shëndetin reproduktiv dhe atë seksual, për shkak se kjo nuk mësohet në arsimin formal si diçka normale.
Imagjinoni sa e zakonshme do të ishte tema e menstruacioneve nëse do të flitej për të si të shkoni te dentisti? Sepse të dyja janë pjesë e kujdesit shëndetësor, apo jo? Në çdo rast, nuk duhet të anashkalojmë rolin e prindërve/kujdestarëve dhe familjes në (ç)tabuizimin e këtyre temave. Në thelb, sa lirisht mund të diskutojmë tema të caktuara varet nga sa lirisht dhe hapur mundnim/mund të pyesim në shtëpi, pa frikë se mos na qortojnë ose ndalojnë të bëjmë pyetje të ngjashme
Tha Marta Çadikovska nga HERA.
Ajo shtoi se përveç në arsimin formal, përkatësisht në shkolla – familja ka rol kyç në normalizimin e këtyre temave, duke thënë “për shembull, në këtë temë, djemtë do të qeshin dhe do të talleshin shumë më rrallë nëse do të shihnin babanë e tyre duke blerë pa turp jastëkë (produkte menstruale) për nënën e tyre, ose nga ana tjetër, vajzat nuk do të fshiheshin dhe do të turpëroheshin nëse kjo do të diskutohej hapur në shtëpi”.
Ndër proceset më natyrale. Kështu, me pak fjalë definoi menstruacionet gjinekologia Rina Purrini. E cila shtoi se bëhet fjalë për gjakosje fiziologjike nga vagina tek gratë e që zgjasin nga dy deri në shtatë ditë.
Puberteti tek vajzat fillon rreth moshës 11 vjeçare. Njëra nga shenjat e para të pubertetit është paraqitja e ciklit menstrual. Zakonisht, tek shumica e vajzave, cikli menstrual fillon në moshën 12 vjeçare. Gjithsesi nuk është e pazakontë që cikli menstrual të fillon në moshën 8 vjeçare ose më së voni në moshën 16 vjeçare. Faktorë të ndryshëm siç janë historia familjare, raca, ushqimi dhe pesha ndikojnë në fillimin e ciklit menstrual
Rina Purrini
Pasojat e mungesës së informacioneve në lidhje me menstruacionet dhe “skuqja” secilën herë që flitet për ato, sipas gjinekologes Rina Purrini mund të ndikojë negativisht në shëndetin mental dhe fizik të grave.
“Kjo mungesë e edukimit së bashku me stigmën dhe turpin ndikon negativisht në shëndetin mental dhe fizik te personat që kanë menstruacione. Duke folur lirshëm në lidhje me këtë temë, dhe duke i stimuluar të gjithë që te informohen më tepër në lidhje me menstruacionet dhe shëndetin reproduktiv tek femra, atëherë ne do të mundemi të identifikojmë ndryshimet dhe abnormalitetet dhe të ndërmarrim diçka për to. Ne duhet të flasim për menstruacionet lirshëm dhe pa turp në jetën tonë të përditshme, dhe jo vetëm në rrethana mjekësore.” shtoi Rina Purrini.
Purrini shtoi se mes tjerash, edukimi seksual është mënyra më e mirë dhe e vetme për të marrë informacionet e duhura dhe të sakta në lidhje me shëndetin reproduktiv të grave. Rikujtojmë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës filloi pilot-programin për përfshirjen e kësaj lënde në kurrikulat shkollore, por deri tani, asgjë konkrete nuk është ndërmarrë.
Fisnik Xhelili është zëvendëskryeredaktor në "Portalb.mk". Ai ka diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar, ndërsa aktualisht vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".
TË NDRYSHME
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia