April 19th, 2024
“Kur dëgjojnë se vajzë merrem me këtë gjë, thonë si është e mundur”, kështu i tha gazetarit të 'Mollëkuqja' Mbresa Selimi, një vajzë e re nga Tetova cila pasion e ka bletarinë, një fushë në të cilën shohim pak vajza. Ajo na rrëfeu se si është të jetosh në botën e bletëve dhe me paragjykime nga shoqëria.
Mbresa studion fizikën ndërsa është edhe mësimdhënëse, ndërsa bletarinë që në moshë të vogël e ka hobi.
“Si fëmijë kur babi im kishte bletët ne shkonim për ta ndihmuar, kam qenë shumë e lidhur me babin si çdo vajzë e mundshme”, tregon Mbresa.
Për Selimit bletaria do të thotë përmbushje shpirtërore, thotë se është forma se si ajo komunikon dhe lidhet me natyrën në çdo stinë.
Paragjykimet për vajzat nuk mungojnë as në fushën e bletëve.
“Kur dëgjojnë se vajzë merrem me këtë gjë, thonë si është e mundur. Ne gjithë familja merremi me këtë pasion, kam pasur babin që ishte i lidhur fort me bletët, i kam amanet, nuk e vras mendjen shumë për përfitimet, ata më heqin mallin e të ndjerit tim atë”, thotë Mbresa.
Ajo gjithashtu na tregoi se me paragjykimet është mësuar që kur ishte në shkollë fillore, kur e pëlqente basketbollin dhe luante në një klub lokal.
“Shumica filluan të më thonin nuk je e vogël, është turp të merresh me basketboll. Pastaj pse merresh me punë tjetër përveç universitetit, s’ke kohë e shumë shprehje të tjera”, tha Mbresa.
Mbresa për momentin është e fokusuar në studime, ndërsa bletarinë e ka si pasion sekondar. Por ajo thotë se pavarësisht rrjedhave të jetës, bletaria do ngelet pasion i saj.
“Edhe nëse pikë mjalti nuk do të ketë, kosheret do i kem. Këtë e kam amanet”, tha Mbresa.
Për fund ajo porositi që “paragjykimet, stereotipat e ndryshme nuk duhet të ndalojnë të rinjtë, përkundrazi ata duhet të vazhdojnë me qëllimin e tyre sepse gjithmonë do hapen rrugët e suksesit. Duhet të dëshmoni se ju ia dilni”.
Një studim i vitit 2024 tregon që në ShBA vetëm 32% e grave merren me bletari ndërsa 68% në këtë fushë janë burra, në të njëjtin studim thuhet se nuk janë të qarta arsyet se pse gratë nuk janë të përfshira aq sa duhet në këtë profesion. UNESCO madje ka një program që i trajnon dhe inkurajon gratë të merren me bletari.
Fisnik Xhelili është zëvendëskryeredaktor në "Portalb.mk". Ai ka diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar, ndërsa aktualisht vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".
TË NDRYSHME
Intervistë, ministrja Petrovska: Nuk lejoj të defokusohem nga sulmet ndaj mej...
Fatlume Dervishi
02/07/2022
Hapi librarinë e parë për shqiptarët e diasporës, 'Mollëkuqja' bisedoi me Lir...
Era Gjakova
23/01/2024
Tina Abdulla: Më vjen mirë që nuk jam rritur në një mentalitet që kufizon vaj...
Blerim Salihi
30/03/2022
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia