June 21st, 2024
Nën sloganin "Mosbindje Spektakolare" nesër, më 22 qershor (e shtunë) në Shkup do të mbahet Parada e pestë e Krenarisë.
Parada do të fillojë me mbledhjen e pjesëmarrësve nga ora 17:00 në parkun “Gruaja-luftëtare” (përballë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut).
Në orën 19:00, pas fjalimeve të shkurtra, do të ketë marshim nëpër rrugët e Shkupit i shoqëruar me muzikë.
Rrjeti Kombëtar Kundër Homofobisë dhe Transfobisë përmes një konference për shtyp kushtuar edicionit të sivjetmë të Paradës së Krenarisë njoftoi më tepër detaje në lidhje me organizimin.
“Nëse kontestohet ideja jonë për barazi, dinjitet dhe të drejtën e mirëfilltë për jetë, atëherë PO, ne zgjedhim të jemi të mosbindur”, tha Angell Dimitrievski, drejtor ekzekutiv i Asociacionit për Zhvillim të Edukimit Ekvalis.
“Presim që edhe këtë vit të ofrohet i njëjti nivel sigurie si në vitet e kaluara”, tha Urania Pirovska, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.
"Do të jetë një nga ngjarjet më të mira dhe më të vizituara në Shkup, si vitet e kaluara”, tha Koço Andonovski, drejtor programi në Qendrën LGBTI për Mbështetje.
Organizatorët kanë njoftuar se Parada do ofrojë një program të pasur kulturor dhe argëtues, me performanca muzikore live, performanca nga drag queens nga vendi dhe rajoni si dhe DJ.
Programi në stadiumin e ARM-së në Parkun e qytetit do të fillojë në ora 20:30 dhe do të zgjasë deri në orën 01:00.
"Mollëkuqja" mbështet paradën e krenarisë dhe ju bën thirrje të gjithve që të merrni pjesë.
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia