pink-minimalist-gynecologist-logo-(57).png

Mira Murati është zgjedhur CEO e kompanisë që krijoi ChatGPT

DORA VETË

November 18th, 2023

Mira Murati nga dje është zyrtarisht ushtruese e detyrës së Drejtorit Ekzekutiv (CEO) OpenAI. Parparakisht, ajo kishte qenë shefe e teknologjisë në këtë kompani, e cila ka krijuar ChatGPT. Pas shkarkimit të tashmë ish-drejtorit ekzekutiv, Sam Altman, bordi drejtues kishte vendosur që Murati do të ishte më e përshtatshmja në për të drejtuar këtë kompani.

“Si një anëtare e ekipit udhëheqës të OpenAI për pesë vite, Mira ka luajtur një rol kyç në evolucionin e OpenAI si lider global i inteligjencës artificiale. Ajo sjell aftësi unike, kupton vlerat, operacionet dhe biznesin e kompanisë. Ajo ka udhëhequr ndërkohë funksionet e kompanisë mbi kërkimin, produktet dhe sigurinë”, tha OpenAI pasi njoftoi shkarkimin e Altman.

Nga kjo kompani kanë theksuar se Mira Murati është mëse e kualifikuar për këtë rol derisa të gjendet një CEO i përhershëm i OpenAl, kjo pasi bordi drejtues i kësaj kompanie ishin shprehur se nuk kanë më besim tek ish drejtori ekzekutiv, Sam Altman.

Sipas të dhënave që i morrëm nga një artikull i Business Insider, Murati iu bashkua kompanisë OpenAI në vitin 2018, në kohën kur kjo kompani kishte shumë më pak punonjës se sa tani, përkatësisht rreth 40-50.

Katër vite më vonë, ajo arriti të bëhet shefe e teknologjisë ndërsa aktualisht ajo mbikëqyr ekipet që qëndrojnë pas ChatGPT-së dhe gjeneratorit të imazheve Dall-E 2.

Përpos kësaj, Mira Murati konsiderohet si një nga personat kyç që ka testuar strategjinë e OpenAI publisht. Klan AL shkruan se ajo siguroi zhvillimin në kohë të versioneve të ChatGPT nga ekipi inxhinerik, menaxhoi marrëdhëniet e OpenAI me Microsoft, një investitor dhe partner që përdor teknologjinë e tyre dhe luajti një rol kryesor në formësimin e politikës së inteligjencës artificiale në Uashington dhe Europë.

Mira Murati lindi në Shqipëri, por u rrit në Kanada. Aty shfaqi aftësitë e saj inxhinierike mekanike duke ndërtuar një makinë hibride garash gjatë kohës që zhvilloi Kolegjin në Datmouth.

Ajo ka punuar edhe në Tesla-n e Elon Musk si një menaxhere e lartë e produkteve. Murati ka pasur një rol kyç në zhvillimin e Medolit X. Ajo është e lidhur edhe me kompaninë e realitetit virtual, Leap Motion. Murati flet shqip, italisht dhe anglisht

Revista Global Woman, një platformë mediatike që nxjerr në pah historitë e suksesit të grave në mbarë botën, kohë më parë kishte shkruar një artikull për Muratin, si një grua e suksesshme.

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani është magjistër i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Ai është autor dhe redaktor i disa hulumtimeve. Më herët, ka punuar si verifikues i fakteve në Vërtetmatës.mk dhe Crithink.mk, si gazetar në ‘Portalb.mk’ dhe në Televizionin Kombëtar ‘Alsat M’. Aktualisht, Arditi është kryeredaktor përgjegjës në portalin ‘Mollekuqja.mk’ dhe udhëheqës i hulumtimit në Forumin për Ndryshime në Arsim. Arditi është bashkë-themelues në të dy këto organizata.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia